Torte kompjuter me çokollate

Dhe pse virtualisht ne ua ofrojmë një copë tortë të gjithë dashamirësve të faqes tonë.

Torte kompjuter me çokollate

Sasia: 0

Përbërësit

  • Përbërësit për pandispanjën tava 40x35cm

  • 150 gr miell
  • 150 gr niseshte patate
  • 12 vezë
  • pak kripë
  • pak vanilje pluhur
  • Përbërësit për kremin çokollatë

  • 250 ml pana
  • 250 gr gjalpë
  • 250 gr çokollatë
  • Përbërësit për të lagur tortën

  • 200 ml ujë
  • 100 gr sheqer
  • 1 gotë të vogël rum
  • Përbërsit për brumin e sheqerit

  • 450 gr sheqer
  • 50 gr mjaltë
  • 30 gr ujë
  • 5 gr tutkall peshku
  • pak ngjyrues në xhel gri
  • pak ngjyrues në xhel të zi
  • pak ngjyrues pluhur argjendi
  • 1 copë peçikllas për ekranin e kompjuterit

Përgatitja

  • Me përbërësit e mësipërm, shiko këtu si përgatitet pandispanja.
  • Pasi kemi përgatitur pandispanjën e nxjerrim nga furri dhe e lemë të ftohet.
  • Përgatisim kremin me çokollatë.
  • Pasi kemi përgatitur edhe kremin ganash përgatisim lëngun për të lagur pandispanjën.
  • Në një tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin dhe e lemë të ziejë derisa sheqeri të jetë shkrirë komplet. Më pas e heqim nga zjarri dhe shtojmë rumin. E trazojmë mirë dhe e lemë të ftohet.
  • Marrim pandispanjën e ftohur tashmë dhe e presim në mes me kujdes. Me anë të një peneli lagim gjysmat e pandispanjës me lëngun që pqërgatitëm.
  • Mbushim me kujdes gjysmën e poshtme të pandispanjës me kremin çokollatë që përgatitëm më parë. Vendosim sipër gjysmën e sipërme të pandispanjës. Me kujdes lyejmë sipër dhe anash pandispanjën me krem. Duhet të jetë një shtresë shumë e hollë.
  • Vendosim tortën në frigorifer. Duhet të rrijë të paktën 5 orë në të.
  • Ndërkohë përgatisim brumin e sheqerit.
  • Gjysmën e brumit të sheqerit e ngjyrosim me ngjyrë të zezë e tjetrën me ngjyrë gri.
  • Fillojmë të përgatisim ekranin e kompjuterit. Stampojmë imazhin e deskopit tonë të kompjuterit dhe vendosim mbi të copën e peçikllasit. Veshim peçigllasin me brumin e sheqerit të zi. E lemë të thahet.
  • Bëjmë dhe tastierën, duhet pak durim derisa të bëhen të gjithë tastet. Shkrijmë në një gotë të vogël raki pak ngjyrues argjendi. Me anë të një peneli shkruajmë mbi tastet, shkruajmë gjithashtu edhe markën e kompjuterit pas ekranit. I lemë të thahen pak.
  • Marrim tortën nga frigoriferi dhe e mbulojmë me kujdes me brumin e sheqerit që ngjyrosim në gri. Lagim pak me një penel me ujë pjesën sipër. Vendosim tastierën e kompjuterit. Me kujdes vendosim edhe ekr

Notes

Përgatitja

Përgatisim në fillim pandispanjën.
anin. E rregullojmë mirë tortën në mënyrë që të jetë e qëndrueshme. Torta është gati për tu shijuar.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com dhe Faleminderit qe jeni bëre pjese e kësaj faqe!

0 Shares
2 comments
  1. bombica

    1 paqet gurabija
    1 margarin (kristal)
    4 banane
    1 paqet kakao
    pergatitja

    gurabijat i shtypim deri derisa te behen gurabijat pluhur,hedhim kakaon pastaj shkrijme margarinin dhe ja heqim brumit te cilit e kemi fituar nese deshironi mund ti hedhim edhe kokos nuk duhet te piqen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Krem Brulèe

Crème brûlée, shfaqet për herë të parë në një libër recetash franceze, dhe pse origjina ka mundësi të jetë shpikje anglezëve. Anglezët e quajnë "burnt cream", pra krem i djegur. Le ta zbulojmë si të gatuajmë këtë recetë ëmbëlsire.

Buding me çokollatë

Këtë ëmbëlsirë mund ta përgatisim edhe një ditë përpara dhe e lemë në frigorifer derisa ta servirim. Budingun mund ta hedhim në një formë të vetme ose mund ta ndajmë në forma të vogla sa për një person.