Role viçi e mbushur

Mishi i viçit i bërë role dhe i mbushur me feta proshute, djathë e salçiçe është pa dyshim një pjatë e pasur dhe e shijshme. është ideale për një darkë me miqtë të cilët padyshim do të ngelen të kënaqur nga shija e këtij gatimi.

Role viçi e mbushur

Sasia: 0

Përbërësit

  • 1,2 kg mish viçi një copë tul
  • 100 gr proshutë
  • 100 gr djathë në feta
  • 1 salçiçe
  • 1 karrotë
  • 1 qepë
  • 1 degë selino
  • pak kripë
  • pak piper
  • 3-4 gjethe sherebelë
  • 2 gjethe dafine
  • pak rozmarinë
  • pak vaj ulliri
  • 1 gotë verë të bardhë

Përgatitja

  • Marrim copën e mishit dhe fillojmë ta presim me kujdes si libër. Duhet ta presim për së gjati rreth e qark e ta haipim në një fetë të vetme. I hedhim pak kripë e piper.
  • E rrahim pak mishin dhe fillojmë ta mbushim. Shtrojmë një shtresë me proshutë, më pas një shtresë me copat e djathit dhe mbi të shtojmë salçiçen e bërë në copa. Fillojmë ta mbyllim rolenë me kujdes. Duhet të jemi të kujdesshëm që të fusim brenda gjithë përbërësit. Pasi e kemi mbyllur komplet, fillojmë ta lidhim me fill kuzhine.
  • Në një tenxhere ( ne kemi përdorur tenxhere me presion) hedhim vaj ulliri. Vendosim mishin në të dhe e skuqim mirë nga të gjitha anët. Shtojmë qepën e qëruar, karrotën dhe degën e selinosë. Shtojmë gjithashtu edhe erëzat me radhë.
  • Kur mishi të ketë marrë ngjyrë e shuajmë me verë të bardhë. E lemë të avullojë vera e më pas shtojmë 2 gota lëng mishi (kliko këtu për recetën) ose ujë. I hedhim pak kripë e pak piper dhe e mbulojmë me kapak tenxheren. E lemë të piqet përreth 30 minuta me zjarr të ulët ( nëse nuk përdorni tenxhere presioni atëherë dyfishoni kohën e pjekjes).
  • Më pas e lemë pak mishin sa të qetësohet. E marrim dhe e vendosim mbi një dërrasë ku dhe e presim në copa. I heqim me kujdes fijet që e kemi lidhur. Copat e mishit i vendosim në pjatë dhe i hedhim sipër lëngun e mbetur të kulluar, (perimet që janë në lëng mund ti fruloni dhe tia hidhni sipërmishit nëse dëshironi).
  • E shërbejmë mishin të ngrohtë, të shoqëruar me një gotë të mirë verë të kuqe.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

role-mishi-receta-gatimi-shqiptare-02

role-mishi-receta-gatimi-shqiptare-07

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mish viçi me kos

Si te gatuajmë mish viçi me kos në mënyrën më të thjeshtë. Kosi përveçse i jep butësi mishit i kalon edhe një shije të veçantë dhe karakteristike. Edhe pse mund të ngjasoje me tave kosi, kjo pjatë është me të vërtet shume e shijshme dhe për tu provuar.