Patëllxhan të mbushur me djathë

Receta e patëllxhanëve të mbushur me djathë na vjen nga një lexuese e rregullt e faqes tonë, Viola, të cilën e falenderojmë për këtë pjatë kaq të shijshme.

Patëllxhan të mbushur me djathë

Sasia: 0

Përbërësit

  • 2-3 patëllixhan
  • 2-3 patate
  • 2 vezë
  • 50 gr djathë te grirë
  • 2 feta buke
  • pak kripë
  • pak miell
  • pak vaj

Përgatitja

  • I ndajmë patëllxhanat përgjysëm për së gjati dhe i vemë të ziejnë derisa të zbuten (derisa piruni mund ti shpoj kollaj ). Në një enë tjetër vemë te ziejnë dhe dy ose tre patate.
  • Kur heqim patëllxhanat nga uji i vendosim sipër një mbulese që tu pijë ujin dhe me një lugë u heqim pjesën e brendshme dhe u lëmë veç lëkurën.
  • Pasi të jenë zier patatet u derdhim ujin dhe aty shtojmë zemrat e patëllxhanëve,dhe i shtypim mirë si pure,pastaj shtojmë dy vezë, pak djathë te grire dhe tulin e bukës të lagur më parë dhe kripë.
  • I përziejmë mirë të gjitha bashkë me dorë ( njëlloj si veprojmë për të bërë qofte ).
  • Me këtë përbërje mbushim patëllxhanët dhe i sperkasim sipër me pak miell.
  • I skuqim në tigan ku vaji të nxehet mirë përpara në mënyrë që mos të marrin shume vaj.(Duhet të kemi kujdes që ti sperkatm me miell në momentin qe do i vemë për tu skuqur,jo përpara në mënyrë që të mos laget mielli nga mbushja. )
  • I skuqim mirë nga të dy anët dhe në pjatën qe do i hedhim, vendosim letër kuzhine që ti thithin vajin.
  • Mundësisht të serviren të ngrohta.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë – Nëse dëshironi, dërgoni dhe ju recetën tuaj në www.ArtiGatimit.com!

1 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë e zier me gjethe rrepash

Gjethja e panxharsheqerit është shumë e mirë, dhe ngjason me spinaqin. Mund ta gatuajmë të zier në ujë ose në avull, me vaj sipër dhe kështu shoqëron pjatanca të ndryshme mishi ose peshku. Në këtë recetë, ne e sjellim në një variant si sallatë që mund ta hamë si meze për të hapur oreksin ose thjesht mund të shoqërojmë një pjatë mishi.

Lulelakër e skuqur me vezë

Lulelakra është shumë e pasur me substanca të dobishme për shëndetin tonë. Në fakt nuk duhët të mungojë në tryezat tona. Kjo zarzavate është tipike e stinës së dimrit, e gjejmë deri në fillim të pranverës. Me lulelakrën mund të bëjmë disa receta si pjata të para apo garnitura për të shoqëruar pjata me mish a peshk. Ne kemi sjellë një recetë të thjeshtë e të shpejtë.

Sallatë kaprese

Sallata kaprese është një sallatë tipike e Italisë, zona e ishullit të Kaprit, nga ku merr dhe emrin. Kjo pjatë mund të shërbehet si antipastë, por edhe si pjatë e dytë. është një pjatë e freskët dhe e lehtë, e cila përgatitet me djathë mocarela, domate e borzilok, dhe sipër i hidhet vaj ulliri, rigon e kripë.