Krem çokollate (krem ganash)

Kremi ganash është një lloj kremi me përbërje çokollate e pana, i cili gjen një përdorim të gjerë në pastiçeri. Me të mund të zbukurojmë e mbushim torta të ndryshme, por mund edhe ta shijojmë ashtu siçështë duke i hedhur sipër biskota të shtypura ose lajthi e arra.

Krem çokollate (krem ganash)

Sasia: 0

Përbërësit

  • 250 ml pana
  • 250 ml gjalpë
  • 250 ml çokollatë të zezë

Përgatitja

  • Në një tenxhere hedhim panën dhe gjalpin dhe e vendosim në zjarr. Trazojmë vazhdimisht tenxheren. Duhet ta lemë në zjarr deri sa pana të fillojë të ziejë e më pas e fikim.
  • Në këtë moment shtojmë çokollatën në copa. E trazojmë mirë derisa të shkrijë komplet çokollata. E lemë të ftohet e më pas e rrahim me rrahësin elektrik derisa të arrijmë një shkumë të fryrë. Kremi është gati dhe mund ta përdorim në ëmbëlsira të ndryshme.

Notes

Video Receta e Krem çokollate

http://youtu.be/mbAWIturBho

Përgatitja e Krem çokollate

Ju bëftë mirë!

krem-cokollate-Ganache-video-receta-gatimi-shqip-food-recipe-free-torta-embelsira

0 Shares
5 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krem gjalpi

Kremi i gjalpit është shumë i përdorur në pastiçeri. Ky lloj kremi përdoret për të mbushur torta të ndryshme, ëmbëlsira të vogla siç janë cupcake ose ato pastat e vogla që ishin shumë të përhapura në Shqipëri përpara shumë vitesh.

Cheesecake me kos e manaferra – Pa pjekje

Receta për cheesecake me kos pa pjekje dhe me manaferra është mjaft e veçante dhe me një shije delikate. Kjo ëmbëlsirë nuk ka nevoje për pjekje, pasi nuk përmban miell edhe as vezë. Mjafton të ruhet në frigorifer pas përgatitjes. Le të shikojmë si gatuhet ëmbëlsira cheesecake.