Speca majhoshe

Speca të gatuara në tigan me pak sheqer e uthull janë një antipastë ideale për të filluar një darkë me miqtë. Kjo pjatë mund të përdoret edhe si shoqërim për një pjatancë mishi.

Speca majhoshe

Sasia: 0

Përbërësit

  • 2 speca të kuq
  • 1 spec jeshil
  • 3 lugë vaj ulliri
  • 1/2 luge sheqer
  • pak piper
  • pak kripë
  • 3 lugë uthull molle ose uthull balsamike

Përgatitja

  • Marrim specat i lajmë dhe i fshijmë mirë. Fillojmë ti presim për së gjati.
  • Në një tigan hedhim vajin dhe shtojmë specat e prerë dhe pak kripë.
  • I skuqim me zjarr të fortë. Më pas shtojmë sheqerin, ulim pak zjarrin e shuajmë specat me uthull. I lemë derisa uthulla të ketë formuar një karamel. I hedhim pak piper, fikim zjarrin dhe i mbulojmë me kapak.
  • I lemë disa minuta kështu e më pas i shërbejmë.

Notes

Përgatitja

speca-te-mbushur-receta-gatimi-video-tradicionale-shqip-italiane-photo

Ju bëftë mirë!

speca-te-mbushur-receta-gatimi-video-tradicionale-shqip-italiane-end

4 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Perime në Avull

Perimet bëjnë shumë mirë për shëndetin tonë, sepse përmbajnë vitamina nga më të ndryshmet. Duhet ti konsumojmë sa më shumë gjatë vakteve. Perimet, në çfarë do lloj mënyre i gatuajmë, nuk duhen të jenë shumë të ziera sepse humbasin të gjitha vlerat ushqyese. Zierja në tenxhere me avull është mënyra më e mirë e më e shëndetshme për të gatuar perimet dhe jo vetëm. Në këtë mënyrë perimet nuk janë në kontakt me ujin dhe ruajnë të gjitha vlerat ushqyese.

Qofte bollgur

Propozojmë këto qofte bollgur shumë të shijshme, duke parë se dhe bollguri rekomandohet të përfshihet në menynë ushqimore. Këto janë qofte të veçanta dhe ideale për okazione festash. Me bollgur kemi përgatitur edhe disa recetat të tjera që ju ftojmë ti lexoni nga lidhja ne fund të recetës.