Receta per Supe Franceze

Supa franceze ose supa me qepë (soupe à l'oignon) është një pjatë shumë e njohur në Francë dhe jo vetëm. Kjo pjatë është tradicionale edhe për shumë vende të tjera pasi është një pjatë e varfër, me pak përbërës ku mbizotëron qepa. Këtë pjatë të thjeshtë por me një shije të mrekullueshme, e gjejmë në restorantet më të mira franceze. Ne falenderojmë lexuesen e rregullt të faqes tonë, Suada, që na ka dërguar këtë recetë.

Receta per Supe Franceze

Sasia: 0

Përbërësit

  • Për 8 persona duhen

  • 2 kg qepë të mëdha të grira imët me thikë
  • 100 gr gjalpë
  • 1/2 lugë çaj sheqer geshtenje
  • 2 lt lëng mishi
  • 1 lugë gjelle me miell
  • 150 ml verë e bardhë
  • 2 lugë gjelle whisky
  • pak kripë
  • pak piper
  • Për pjesën sipër duhen

  • 50 gr gjalpë i shkrirë
  • 16 feta buke te thekura baguette
  • 1 thelpi hudhër
  • 180 gr groviera e grirë lloj djathi

Përgatitja

  • Shkrijmë 75 gr gjalpë në një tigan të madh ose tenxhere me kapak,në zjarr te ngadaltë.Shtojmë qepët,mbulojmë tiganin me kapak dhe i lemë te piqen avash avash përreth 15 minuta,duke i përzier herë pas here.Heqim kapakun,ngremë zjarrin dhe shtojmë sheqerin.E skuqim dhe përreth 45 minuta të tjera duke e përzier vazhdimisht.
  • Në një tenxhere tjetër hedhim lëngun e mishit dhe e lemë derisa të ziejë. Shkrijmë në një enë të vogël dhe pjesën tjetër të gjalpit. Te gjalpi shtojmë miellin dhe 2 lugë lëng mishi. Përziejmë masën derisa të mpikset dhe në vazhdim e hedhim te tenxherja me lëngun e mishit.I trazojmë mirë.
  • Kur qepët të jenë gati,shtojme verën dhe e lemë derisa të avullojë dhe pastaj shtojmë lëngun e mishit.Përziejmë supën vazhdimisht derisa të marri valë dhe e lemë të ziejë për 30 minuta pa e mbuluar tenxheren.
  • Më pas shtojmë ëhiskin, pak kripë e pak piper dhe nëse mundemi e lemë supën 24 ore pa e servirur.
  • Dhe kur të duam ta servirim supën, e hedhim në tava të vogla (sa për një person).
  • Ndërkohë përgatisim fetat e bukës për tia vendosur sipër. Grijmë hollë hudhrën dhe e përziejmë me gjalpin. Spërkasim fetat e bukës me këtë përzierje dhe pak djathë. Fusim në furrë fetat e bukës për disa minuta sa të thahen pak.
  • Më pas vendosim mbi çdo tavë nga dy feta buke, hedhim sipër djathë groviera të grirë (duhen mbuluar me djathë komplet fetat e bukës). Vendosim tavat në furrë të nxehtë 250°C për disa minuta, derisa të jetë krijuar sipër një kore e artë. Më pas e nxjerrim nga furra dhe servirim menjëherë supën duke i dhënë çdo personi nga një tavë të vogël.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

receta-supe-franceze-qepe-onion-french-recipe-free-photo-buke

top photo credit: dithie

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Supë krem me lulelakër

Supa me lulelakër është një pjatë e parë e shijshme, e lehtë dhe e shëndetshme. Lulelakra është një perime tipike e stinës së ftohtë të dimrit. Me të mund të përgatisim shumë receta të shijshme. Në këtë recetë ne e kemi përgatitur supë krem e cila është shumë e mirë edhe për fëmijët.

Rosnica me pulë fshati

Pula me rosncica është një nga ato pjatat që padyshim duhet provuar. Zakonisht kjo pjatë është shumë e njohur në zonën e Myzeqesë. Mund të themi se makaronat e vogla janë versioni modern i rosnicave të cila janë të gatuara me miell e vezë siç bëhet brumi i makaronave.

Supë me kërpudha

Supë me kërpudha është një recetë e lehtë dhe me vlera ushqimore që duhet të shtojmë në dietën tonë. Ekzistojnë më shumë se 4000 lloje kërpudhash, por vetëm 100 prej tyre janë të ngrënshme.