Embëlsirë me grurë – Ashure

Ashure është një ëmbëlsirë me origjinë turke por që në Shqipëri është shumë e njohur. Kjo lloj ëmbëlsirë është e përgatitur kryesisht me drithëra, fruta të thata e arra. Nuk ekziston një recetë e mirëfilltë për përgatitjen e ashures, mund të variojë nga krahina në krahinë e nga familja në familje.

Në vendin tonë kjo ëmbëlsirë është e përgatitur kryesisht me grurë e ne po japim këtë recetë. Ashure me grurë.

Embëlsirë me grurë – Ashure

Prep Time15 minutes
Cook Time45 minutes
Total Time1 hour
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire, kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 340kcal

Video

Përbërësit

  • 500 gr grurë për ashure
  • 1 L ujë
  • 250 gr sheqer
  • 3 lugë gjelle niseshte
  • pak kripë
  • 100 gr bajame
  • 100 arra
  • 100 gr rrush i thatë
  • 50 lajthi
  • 10 gr kanellë pluhur

Përgatitja

  • Si fillim për të përgatitur ashure, shpëlajmë grurin në ujë të rrjedhshëm dhe e hedhim në një tenxhere të ziejë së bashku me rreth 1L ujë. Sapo të fillojë të ziejë, ulim zjarrin dhe e lemë të ziejë ngadalë derisa gruri të jetë zbutur. Në këtë moment i hedhim sheqerin dhe e trazojmë mirë.
  • E lemë të ziejë edhe përreth 15 minuta. Më pas në një enë hedhim niseshtenë dhe e hollojmë me pak ujë. E shtojmë niseshtenë në tenxheren me grurë e trazojmë mirë dhe elemë të ziejë për disa minuta derisa të trashet lëngu. Në këtë moment ashurja është gati dhe e hedhim në kupa të vogla.
  • Sipër kupave me ashure i spërkasim me kanellë pluhur e bajame, arra ose lajthi të shtypura,( sipas dëshirës). Mund ti shtojmë sipër edhe rrushin e thatë të cilin e kemi zbutur paraprakisht në një enë me ujë të ftohtë.
  • Pasi ashurja të jetë ftohur komplet e shërbejmë të shoqëruar me një gotë liker të ftohtë.

Receta per shendetlie , revani ose qumështor

Ju bëftë mirë!

receta-gatimi-embelsira-tradicionale-shqip-recipe-ashure-food-shqip-1
30 Shares
10 comments
  1. Kam provuar receta te ndrryshme per ashure Po me recet koti se kjo as nji her nuk kam gjetur,nga te gjitha anet katastrrofe.500 gram grure me 5 litra uje del ashure sa per gjith lagjen dhe shija 0 .

  2. Jemi ne 2019 dhjetor dhe sot bera ashuren me grure te zier te gatshem duke ja paksuar ujin , faleminderit per ndihmesen e ksaj recete

  3. 5 stars
    Nje nder recetat e ashures me e mire qe kam gatuar. E lehte , e thjesht , e shpejt, dhe e shijshme. Super. Flm ARTI i gatimit qe me mundesuat kete kenaqesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Petulla me banane

Petullat te përgatitura me banane janë shumë të shijshme dhe pëlqehen si nga fëmijët, ashtu dhe të rriturit. Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe dua të them që në familjen time këto petulla gatuhen shpesh.

Pandispanjë e sherbetosur

Pandispanja është baza e shumë ëmbëlsirave, si për shembull receta për trilece, x dhe x. Një mënyre tepër e thjeshte për të shërbyer pandispsanjën është dhe sherbetosja e saj. Kjo është një recetë tradicionale e vjetër që dikur përgatitej nëpër dasma në zonën e Myzeqesë.

Kek me mollë

Një tjetër ëmbëlsirë kek me mollë nga faqja e Artigatimit.com pasi në faqe mund të gjeni disa versione të tortë me mollë. Kek pasi në disa zona akoma përdoret si term dhe kujton ëmbëlsirat që përgatiteshin në tavat e dikurshme elektrike.

Sheqerpare

Sheqerparet janë ëmbëlsira shumë të shijshme me origjine turke dhe të njohura edhe në vendin tonë. Para shumë kohësh në Turqi i shijova këto ëmbëlsira dhe të them të drejtën shija e tyre më ka mbetur edhe sot.