Përshesh me bukë misri dhe lëng mishi

Përsheshi është një pjatë e përgatitur me lëngun e mishit të gjelit të detit. Sipas krahinave kjo pjatë përgatitet në mënyra të ndryshme. Në zonën e Myzeqesë përdoret përsheshi me bukë misri, i cili në përgatitjen e tij do patjetër në të preshin. Në zonën e Mallakastër përgatitet përsheshi me kulaç gruri, i cili bëhet me qepë.

Përshesh me bukë misri dhe lëng mishi

Prep Time2 hours
Cook Time40 minutes
Total Time2 hours 40 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 180kcal

Video

Përbërësit

Për bukë misri

  • 1 kg miell misri
  • 550 ml ujë i vakët
  • 50 ml vaj ulliri
  • pak kripë

Për përsheshin

  • 3 të bardha preshi
  • disa të brendshme te gjelit të detit mëlçi, plendës, qafa
  • pak vaj ulliri
  • pak nenexhik i freskët dhe pak i thatë
  • pak kripë

Përgatitja

  • Fillojmë përgatijen për përshesh me bukë misri. Vendosim në një tenxhere mishin dhe e mbushim me ujë. E vendosim tenxheren në zjarr dhe e lemë të ziejë. I hedhim kripë më pas.
  • Pasi i kemi larë mirë preshat i presim në copa të vogla dhe i hedhim në një tigan me vaj ulliri. Kavërdisim për disa minuta preshat derisa të shohim që janë zbutur. Shtojmë në të edhe plëndësin e prerë në copa. I trazojmë bashkë dhe e lemë për disa minuta në zjarr. Më pas i hedhim në tenxheren ku po ziejmë mishin.
  • Shtojmë nenexhikun e freskët. Trazojmë mirë tenxheren, e mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë përreth gjysmë ore. Më pas shtojmë edhe nenexhikun e tharë.
  • Ndërkohë bëjmë kulaçin në copa të vogla. Fikim zjarrin dhe shtojmë menjëherë kulaçin në tenxhere, e cila duhet të jetë akoma në zierje e sipër,( për 1 kg kulaç duhet përreth 3l lëng mishi).
  • E trazojmë ngadalë dhe e mbulojmë menjëherë me kapak. E lemë kështu përreth 30 minuta.
  • Më pas e zbulojmë, e hedhim në pjatancë dhe e shërbejmë të ngrohtë të shoqëruar nga mishi i gjelit të detit. Përshesh me bukë misri është gati.

Notes

pershesh-receta-tradicionale-new-year-recept-ricette-capodanno-cappone-3

Ju bëftë mirë!

pershesh-receta-tradicionale-new-year-recept-ricette-capodanno-cappone-2

Lexoni gjithashtu receten per përsheshi me kulaç gruri.

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Panine me qumësht

Paninet e përgatitura me qumësht kanë një shije të veçantë, janë të buta e pëlqehen nga të gjithë sidomos nga fëmijët. Me masat që kemi dhënë mund të përgatisni panine si në rastin tonë, ose mund të bëni forma të ndryshme buke si gërshet ose një formë të vetme.

Kompekaj

Kompekaj është një ëmbëlsirë e njohur shqiptare. Procesi i përgatitjes se kësaj ëmbëlsire mund te duket i komplikuar, por rezultati ja velen ta provoni. Ndiqni gjithashtu video recetën e përgatitur posaçërisht.

Torta e të Dashuruarëve

Edhe pse Shën Valentini ka rreth një muaj që ka kaluar, dashuria është dhe mbetet përgjithmonë. Dëshiroj të nis këtë aventure me një ëmbëlsirë vërtet speciale të cilën e kam quajtur Torta e të dashuruarëve. Eshtë një tortë vërtet e shijshme dhe jo shumë e vështire për tu përgatitur, është thjesht një pandispanjë e mbushur me krem gjalpi me çokollate. Mund ta përgatitni për çdo rast të vecantë.