Përshesh me kulaç gruri

Përsheshi i përgatitur me kulaç gruri është shumë i shijshëm. Përgatitet me lëngun e mishit të gjelit të detit.

Përshesh me kulaç gruri

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 130kcal

Video

Përbërësit

  • 1 kg kulaç me miell gruri
  • 500 gr qepë
  • të brendshmet e gjelit të detit mëlçia, plendësi, qafa
  • kripë
  • nenexhik i freskët
  • nenexhik i thatë
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Për të përgatitur përshesh me kulaç gruri, si fillim vendosim të ziejë mishi në një tenxhere me ujë. I hedhim më pas pak kripë.
  • Ndërkohë përgatisim qepët. I qërojmë, i lajmë e i grijmë në copa të vogla. I hedhim në një tigan me vaj ulliri. I vendosim në zjarr e fillojmë ti kavërdisim. Shtojmë pas pak edhe copat e plëndësit. I kavërdisim mirë së bashku.
  • Qepa duhet të bëhet në ngjyrë të verdhë. Më pas i hedhim në tenxheren ku ziejmë mishin e i mbulojmë me kapak. I lemë në këtë mënyrë të ziejë përreth 40 minuta. Shtojmë më pas edhe nenexhikun.
  • Bëjmë kulaçin në copa të vogla. I hedhim në një tenxhere. Marrim lëngun e përgatitur dhe të nxehtë e hedhim mbi copat e kulaçit. Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë në këtë mënyrë derisa të jenë zbutur copat e kulaçit.
  • E hedhim përsheshin me kulaç gruri në pjatancë dhe e shërbejmë të ngrohtë të shoqëruar me mish gjel deti.

Ju bëftë mirë dhe Gëzuar Vitin e Ri!

Nëse ju pëlqen përsheshi me kulaç misri, lexoni këtu recetën!

0 Shares
3 comments
  1. Pershendetje dhe ju lumshin duart per gjithe keto receta te shijshme! Ju lutem a mund te me thoni per nje kulac te bere nga 1 kg miell sa leng duhet t’i hedhim pasi ta bejme pershesh(psh sa gota), sepse u be dy here qe e gatuaj kete recete dhe me del qull fare(e kam provuar ne nje familje nga Skrapari dhe ishte shume i shkrifet).

    1. Amarda qw tw mos behet i qullet persheshi perdor kete menyre. Hiq gjysmen e lengut veçante ne nje ene tjeter, tek tenxherja hidh kulaçin e persheshur, nese e shikon qe eshte i thate e ka nevoje akoma per leng, shtoji lengun nga ena qe ke hequr veçante. Mbuloje me kapak dhe lere derisa te regjet kulaçi. Me kete menyre jam e sigurt qe nuk te behet anjehere qull. Provoje e na trego. Gatim te mbare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Vezë në kulaç

Kjo është një recetë e bukur dhe e shijshme pa diskutim që përgatitet me rastin e Pashkëve dhe jo vetëm. është një tortë e kripur, e mbushur brenda me djathra të ndryshëm e salçiçe. Sipas dëshirës dhe shijeve mund ta mbushim brenda edhe me proshutë, sallam, kunguj të vegjël, etj. Përgatitja nuk është shumë e vështirë, por duhet pak kohë për brumin. Përfundimi i këtij kulaçi ia vlen mundimin e bërë. Të gjithë do të ngelen të kënaqur.

Gjel deti i pjekur

Gjeli i detit është një karakteristikë e darkës së funvitit në Shqipëri. Nuk mund ta mendojmë tryezën pa patur në mes të saj mishin e pjekur të gjelit të detit. Ne e kemi pjekur shumë thjesht, veç me kripë e gjalpë, pa shtuar erëza të tjera, por nëse dëshironi mund ti shtoni piper ose ta mbushni me arra.