Kadaif

Kadaifi së bashku me bakllavanë janë ëmbëlsirat tipike për festat e fundvitit për gjithë shqiptarët. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë tjetër, duke i bërë rolè copat. Në këtë mënyrë prezantohet më bukur dhe është më i lehtë për tu shërbyer.

Kadaif

Prep Time2 hours
Cook Time2 hours
Total Time4 hours
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 12 persona
Kalori: 280kcal

Video

Përbërësit

  • 1 kg kadaif
  • 600 gr arra të qëruara
  • 2 lugë kanellë pluhur
  • 150 gr galetë bukë e thekur e grirë
  • 2 lugë konjak
  • 2 lugë sheqer
  • 250 gr gjalpë i shkrirë

Përbërësit për sherbetin

  • 1.7 kg sheqer
  • 1.2 l ujë
  • pak karafil
  • 1 lugë lëng limoni
  • pak vanilje pluhur sipas dëshirës

Përgatitja

Përgatitja e mbushjes

  • Si fillim përgatisim mbushjen për kadaif. Marrim arrat dhe i shtypim me një shishe që të copëtohen pak. Në një enë hedhim arrat e shtypura së bashku me kanellën, 2 lugët e sheqerit, galetën, konjakun. I trazojmë mirë që të përzihen të gjithë përbërësit.

Përgatitja e kadaifit

  • Marrim kadaifin dhe e hapim në fije. E hapim pjesë pjesë. Marrim disa fije, i drejtojmë mirë dhe i hedhim një lugë mbushje. Fillojmë ta bëjmë rolè kadaifin. E vendosim rolenë e përgatitur në tavë. Në këtë mënyrë vazhdojmë derisa të mbarojmë gjithë kadaifin. Pasi i kemi mbaruar i hedhim sipër gjalpin e shkrirë.
  • Vendosim tavën me kadaif në furrë të nxehtë 100°C përreth 1 orë e më pas 150°C përreth 10 minuta derisa të marrë një ngjyrë të bukur të verdhë. E lemë të ftohet komplet.

Përgatitja e sherbetit

  • Ndërkohë që kadaifi ftohet përgatisim sherbetin.
  • Marrim një tenxhere dhe hedhim ujin, e ziejmë dhe më pas hedhim sheqerin, kadaifin, aromën e vaniljes dhe lëngun e limonit. I trazojmë mirë dhe elemë të ziejë për 5 minuta. Më pas e lemë të ftohet deri në 80°C e më pas e hedhim me kujdes mbi kadaifin e ftohtë.
  • E lemë të ftohet komplet derisa të sherbetoset mirë kadaifi e më pas e shërbejmë. I hedhim në pjatë dhe e shoqërojmë me një verë të gazuar e bardhë.

Notes

receta-kadaif-gatime-shqiptare-tradicionale-viti-ri-gezuar

Ju ftojmë të lexoni gjithashtu recetën për bakllava turke apo recetën për bakllava shqiptare.

Ju bëftë mirë dhe Gëzuar!

5 Shares
9 comments
  1. Flm shume per receptat , me ke ndihmuar teper per te pregatitur ushqime
    shume me pelqejn receptat e tua , krejt yshqimet qe i kam be shume te mira
    Per ate te falemenderoj teper.
    Merset

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Biskota me dy ngjyra

Biskotat janë ëmbëlsirat më të thjeshta për tu përgatitur. Këto biskota me dy ngjyra janë shumë te veçanta. Kakao e përdorur në recetën e këtyre ëmbëlsirave jep një kontrast të këndshëm.

Gliko Shalqiri

Shalqiri është fruti që na shoqëron përgjatë stinës së verës. Përmban shumë vitamina e minerale dhe mund të themi që nuk mund të kalojmë verën pa shijuar këtë frutë. Zakonisht lëkurat e shalqirit i hedhim, por me to fare mirë mund të gatuajmë një ëmbëlsirë të shijshme siç është glikoja.

Semifreddo me luleshtrydhe

Një fetë ëmbëlsire semifreddo me luleshtrydhe është ideale për të mbyllur një mbrëmje me një shije delikate dhe aromatike. Receta e kësaj ëmbëlsire është shumë e thjeshte, le të ndjekim hapat e përgatitjes.

Receta për Cheesecake

Cheesecake ose tortë djathi është një ëmbëlsirë me origjinë amerikane por tashmë e njohur në gjithë botën. Ka shumë variante për të bërë cheesecake si psh. me çokollatë, me fruta të ndryshme por ne sot kemi sjellë këtë recetë klasike.