Supë krem me lulelakër

Supa me lulelakër është një pjatë e parë e shijshme, e lehtë dhe e shëndetshme. Lulelakra është një perime tipike e stinës së ftohtë të dimrit. Me të mund të përgatisim shumë receta të shijshme. Në këtë recetë ne e kemi përgatitur supë krem e cila është shumë e mirë edhe për fëmijët.

Supë krem me lulelakër

Sasia: 0

Përbërësit

  • 400 gr lulelakër
  • 300 gr patate
  • 2 copë presh
  • 1 qepë e vogël
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak arrë moskat
  • 2-3 gjethe sherebele
  • 1 degëz rozmarine
  • 30 gr gjalpë
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Si fillim lajmë e pastrojmë preshin, qepën e lulelakrën. Qërojmë patatet dhe i presim në copa të vogla.
  • Në një tenxhere hedhim gjalpin dhe e vendosim në zjarr. Shtojmë qepën dhe preshin e grirë. Kur të jenë zbutur pak shtojmë patatet dhe lulelakrën në copa. I trazojmë mirë e më pas shtojmë ujë derisa ti mbulojmë të gjitha perimet. I hedhim kripë, piper, arrë moskat dhe gjithë erëzat. I trazojmë përsëri, e mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë përreth 35-40 minuta.
  • Kur të jenë zier mirë të gjitha perimet, e frulojmë supën me mikser derisa të arrijmë një krem homogjen. E hedhim supën krem nëpër pjata. E shërbejmë të ngrohtë me copa buke të thekur e me pak vaj ulliri dhe majdanos të grirë sipër.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

0 Shares
7 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kunguj të rrumbullakët të mbushur me oriz dhe gorgonzola

Kungujt kanë vitaminë A dhe C dhe kanë pak kalori, rreth 95% e tyre është ujë. Ekzistojnë disa lloje kungujsh. Për këtë recetë kemi zgjedhur kungujt e rrumbullakët pasi janë më të përshtatshëm për mbushje. Mund ti mbushim në mënyra të ndryshme. Ne po japim një variant me oriz dhe djathë gorgonzola. Ky lloj djathi është tipik i Italisë (zona e Lombardisë dhe Piemonte). Gorgonzola është një djath i butë, kremoz që prodhohet me qumësht lope. Ka një shije të veçantë dhe të fortë. Në këtë recetë ky djath bashkohet me orizin që i jep një shije të veçantë.

Si të gatuajmë Supë me domate

Supë me domate përgatitur me domate të freskëta sjell në tavolinë një freski dhe shije fantastike. Një pjatë vetëm pak përbërës dhe shumë e lehtë. Përveç recetës tradicionale, ka shumë mënyra për ta bërë supën me domate edhe më të mirë