Supë Gruri

Supe gruri është një pjatë e shijshme që mund ta shijojmë gjatë stinës së ftohtë. Gruri është i pasur me shumë vlera ushqyese si vitamina, kripëra minerale e fibre. Kjo është një pjatë e shëndetshme dhe e shijshme.

Supë Gruri

Sasia: 0

Përbërësit

  • Për 4 persona

  • 100 g grurë
  • 1 karrotë
  • 2 qepë
  • 1 presh
  • 1 degë selino
  • 2-3 domate të freskëta
  • 2-3 gjethe dafine
  • pak vaj ulliri
  • pak kripë
  • pak piper

Përgatitja

  • Si fillim pastrojmë e lajmë mirë grurin. E fusim në një enë qelqi dhe e mbushim me ujë, e lemë kështu përreth 30 minuta. Më pas e kullojmë.
  • Marrim qepën, preshin, karotën e selinonë, i lajmë, e i presim në copa të vogla. Më pas i hedhim në një tenxhere ku kemi hedhur më parë vaj ulliri. Vendosim tenxheren në zjarr, i trazojmë herë pas here. Shtojmë në këtë moment grurin. E trazojmë mirë. Pas disa minutash shtojmë domatet e grira. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe ulim zjarrin. Kur domatja të jetë shkrirë komplet shtojmë ujë të ngrohtë. I hedhim kripë, piper dhe gjethet e dafinës, i trazojmë mirë dhe i mbulojmë me kapak. I lemë të ziejë përreth 40-50 minuta.
  • Nëse gruri do akoma të ziejë mund të shtojmë akoma ujë të ngrohtë dhe e lemë të ziejë akoma. ( Mund të shkurtoni kohën e zierjes së grurit nëse e zieni në tenxhere presioni).
  • Më pas e hedhim supën në pjata dhe e shërbejmë të nxehtë me pak vaj ulliri sipër.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Byrek i mbushur në formë lule

Receta e këtij byreku na ka ardhur nga një lexuese e rregullt e faqes tonë, Edona të cilën e falenderojmë. është me të vërtetë një byrek jo vetëm i shijshëm por edhe i bukur në pamje. Mund ta shërbejmë mbasdite për fëmijët ose për një aperitiv me miqtë. Jam e sigurt që të gjithë do të ngelen të kënaqur nga ky byrek. Në këtë rast ne e kemi mbushur me djathë e gjizë, por gjithsecili mund ta mbush sipas dëshirës e fantazisë.

Rizoto me salsiçe

Rizoto me salsiçe është një pjatë shumë e shijshme dhe përshtatet mirë si për drek edhe për darkë mes familjarë ose miqve. Ndërthurur me djathë dhe përgatitur me lëng perime shtohen edhe vlerat ushqimore.

Rizoto me lakër dhe djathë gorgonzola

Rizoto me djathë gorgonzola e lakër të bardhë dhe me një pluhur kanelle sipër është një pjatë e parë shumë e shijshme dhe e veçantë. Shija e fortë e djathit gorgonzola bashkohet me atë të kanellës dhe të lakrës së bardhë dhe na jep këtë pjatë fantastike.