Por shumë nga ne mund të ngatërrohen me këtë përkthim. Eshtë e vërtetë që pana është pjesa e ajkës së qumështit, por nuk mund ta marrim në kushtet e shtëpisë duke zier thjesht qumështin.
Përbërësi Pana – Ajkë
Sasia: 4 persona
Kalori: 250kcal
Përbërësit
- 100 ml ajkë
Përgatitja
- Pana është një nënprodukt i qumështit që karakterizohet nga përmbajtja e madhe e yndyrës. Ajo nxirret nga qumështi me një proçes centrifugimi që ndan molekulat e yndyrës nga pjesa tjetër e lëngshme e qumështit. Në një litër qumësht nxirret rreth 35 gramë yndyrë.
- Pana gjen një përdorim të gjerë në kuzhinë. Ekziston pana e freskët e cila ka një skadencë të shkurtër. Mund ta përdorim si për receta të ëmbla ashtu dhe për ato të kripurat.
- Kur e rrahim me rrahësin elektrik, bëhet si shkumë dhe e përdorim për ëmbëlsira të ndryshme. Këtë lloj pane mund ta përdorim edhe pa e rrahur duke e shtuar në shumë salca për makarona e jo vetëm.
- Ekziston pastaj edhe pana e kuzhinës që është e konservuar dhe ka një skadencë disa mujore. Këtë lloj pane s’mund ta rrahim me rrahësin elektrik, e përdorimvetëm në receta të kripura.
Në Shqipëri ky nënprodukt i qumështit njihet më shumë me emrin pana sesa ajkë ose mazë. Për këtë arsye edhe ne kur shkruajmë përbërësit e recetave e shkruajmë me emrin pana.
Photo credit 1
23 comments
Meqenese e ka perkthimin ne shqip, mazë, atehere pse nuk e perdorni ne gjuhen tuaj shqipe, o te mjerë?
Paramendoni logjiken e juaj, keni shkruar nje faqe per perkthimin e fjales pana-mazë kur thjesht keni mundur te shkruani mazë dhe nuk keni pasur nevoj per perkthime/shpjegime. Mekatë!
Flamur, faleminderit per kritikën!
Përpara se të gjykoni për mëkatet e të tjerëve pastroni llogjikën tuaj. Bastardimi gjuhës shqipe nuk vjen vetëm nga një fjalë sesa nga injoranca e individit.
(Y) zakonisht keta pa shkollë
Perpara se gjithash nuk ke pse quan mekate nje gje te tille… Jane te tjera mekate…..
Ne radhe te pare e kemi spjeguar sepse te gjithe na kane deguar pyetje, pothuajse shumica e shqiptareve nuk e kuptojne fjalen ‘maze’.
Ne jemi te paret qe perkrahim gjuhen shqipe, duke qene se ky website eshte ne gjuhen shqipe, fare mire mund ta kishim bere ne frengjisht,anglisht apo ne ndonje gjuhe tjeter, duke pare qe mundesite nuk na mungojne.
Ik ore i mjer ha ndonjë pjat fasule ngop barkun!
A munde te zevendesohet Pana per embelsira, me ndonje produkt tjeter?
Falemnderit paraprakisht!
Varet nga receta Diana!
aa mund ti pergjigjeni komentit tim tani ku mun ta gjej panan a ka ne ks edhe eshte e veshtir te gjindet ktu pana pershkak se nuk gjendet me at emer dhee te marrim mazz ka shum llojee a jon njesoj a mund te na e pershkruani paketimin pak a shum apo ndonje foto te paketimitt?
Me vjen keq Ardita, por nuk i njoh firmat e produkteve ne Kosove!
Ne perkthim per ne Kosove, pana eshte produkti nga i cili perfitohet “shllag” kur e rrah me rrahesin elektrik, ose thjeshte paketimet si psh. “Hoplla”
Faleminderit për shpjegimin
pana esht fjal grege,do te thot leck. ajka esht shqip,kuptohet dhe perdoret ne gjith shqiperin. esht e rendesishme te flasim shqip.uroj shendet
Eshte e rendesishme te kuptohemi!