Përbërësi Maskarpone

Maskarpone ka përkthimin në shqip – djathë i bardhë i lyrshëm.

Ky lloj djathi është tipik i zonës së Lombardisë ( më saktësisht zona e Lodit). Eshtë i njohur nga Ministria e Politikës Agrare si prodhim agroalimentar tradicionalisht italian.

Maskarpone është një djathë i veçantë që dallohet nga të tjerët sepse është i prodhuar nga kremi i qumështit. Ka pamjen e një kremi të butë, konsistent, me ngjyrë të bardhë në të verdhë, me një shije të ëmbël dhe ka shumë kalori. Ky lloj djathi duhet të konsumohet i freskët. Gjen një përdorim të gjerë si në receta të kripura edhe në ato të ëmbla. Maskarpone është përbërësi kryesor i tiramisu-së.

Në recetat tona këtë lloj djathi e gjeni gjtihmonë me emrin “maskarpone” sepse duke qenë një produkt karakteristik italian nuk gjen një përkthim të mirëfilltë në gjuhët e huaja dhe njihet në mbarë botën me këtë emër.

photo credit 1

0 Shares
7 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *