Lule specash me vezë të skuqura

Vezët e skuqura brenda rrathëve me ngjyra të speckave është një ide origjinale dhe argëtuese përveçse e shijshme. Vezët skuqen brenda këtyre rrathëve që marrin formën e luleve.

Lule specash me vezë të skuqura

Sasia: 0

Përbërësit

  • Për 4 persona

  • gjysëm spec i kuq
  • gjysëm spec i verdhë
  • gjysëm spec i gjelbër
  • 4 vezë
  • pak vaj ulliri
  • pak kripë
  • pak piper

Përgatitja

  • Si fillim lajmë mirë specat dhe i thajmë me letër kuzhine. Fillojmë i presim në feta në formë rrethi. Duhet të kemi kujdes që të zgjedhim speca të mëdhenj në mënyrë që rrathët të jenë më të mëdhenj e më të bukur.
  • Hedhim pak vaj ulliri në tigan. Vendosim rrathët e specave në tigan dhe i kavërdisim me kujdes nga të dyja anët.
  • Në një enë thyejmë një vezë dhe e hedhim me kujdes mbi një rreth speci. Veprojmë në këtë mënyrë me vezët e tjera. I hedhim sipër kripë e piper dhe e mbulojmë tiganin me kapak. I lemë vezët të piqen e më pas i heqim dhe i shërbejmë të ngrohta.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

0 Shares
7 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Byrek i mbushur në formë lule

Receta e këtij byreku na ka ardhur nga një lexuese e rregullt e faqes tonë, Edona të cilën e falenderojmë. është me të vërtetë një byrek jo vetëm i shijshëm por edhe i bukur në pamje. Mund ta shërbejmë mbasdite për fëmijët ose për një aperitiv me miqtë. Jam e sigurt që të gjithë do të ngelen të kënaqur nga ky byrek. Në këtë rast ne e kemi mbushur me djathë e gjizë, por gjithsecili mund ta mbush sipas dëshirës e fantazisë.