Karkaleca në zgarë janë një pjatë shumë e thjeshtë, e shijshme dhe e shpejtë. Me këtë recetë, të pjekësh karkalecat është me të vërtetë shumë e thjeshtë dhe rezultati final është fantastik.
Karkaleca në zgarë
Sasia: 4 persona
Kalori: 220kcal
Përbërësit
- 1 kg karkaleca të freskët
- 1 limon
- pak kripë
- pak piper
- 10 ml vaj ulliri ekstra i virgjer
- 2 thelpinj hudhër sipas dëshirës
- pak majdanoz
Përgatitja
- Si fillim përgatisim një salcë me vaj ulliri, kripë, piper, lëng limoni, thelpinjtë e hudhrës e majdanoz.
- Lëreni të pushojë përreth gjysmë ore.
- Marrim karkalecat e nisim ti pastrojmë me kujdes. I presim sipër nga kurrizi dhe i heqim fillin e zi që gjendet në të. I lajmë e i fshijmë me letër kuzhine.
- Nxehim në maksimum zgarën dhe vendosim në të karkalecat e pastruar, ulim zjarrin dhe i pjekim përreth 5-8 minuta ( në varësi të madhësisë së karkalecit).
- Vendosim karkalecat e pjekur në pjatë dhe i hedhim sipër salcën e përgatitur, duke pasur kujdes të heqim thelpinjtë e hudhrës.
- Shërbejmë karkalecat të ngrohtë ose edhe të ftohtë janë shumë të shijshëm. E shoqërojmë këtë pjatë me një sallatë të freskët të stinës.
Receta per sallate kakaleca
2 comments
Dua te di dicka per aragosen
cfare? si gatuhet? apo si pastrohet???