Akullore me Vanilje

Ekzistojnë shumë receta për përgatitjen e akullores, me shije nga më të ndryshmet. Ne po japim recetën më klasike, akullore me vanilje e kësaj recete ju mund ti shtoni me pas shije çokollate, fruta të ndryshme, etj.

Akullore me Vanilje

Sasia: 0

Përbërësit

  • 400 gr qumësht I kondesuar qumësht Panda
  • 500 ml pana e freskët
  • 3 lugë ujë
  • 1 lugë vanilje të lëngshme

Përgatitja

  • Ne një enë hidhni ujin dhe vaniljen, lëreni mbi zjarr derisa të ziejë e më pas lëreni të ftohet. ( Ky proçes bëhet për të përzier më mirë vaniljen e lëngshme më pas me të gjithë përbërësit, sepse në përgatitjet që s’kanë nevojë për pjekje vanilja duhet të përzihet me një lëng tjetër për të mos lëahuar më pas një lloj hidhërimi.)
  • Më pas në një enë hidhni qumështin Panda, trazojeni mirë me panën dhe vaniljen e ftohur. Rriheni fort me frustë. Hidheni masën e përgatitur në një enë inoksi me kapak ose mbulojeni me letër alumini sipër. Vendoseni akulloren e përgatitur në frigorifer, në ngrirje për të paktën 6 orë.
  • Më pas shërbeni akullore me vanilje në kupa të vogla duke e zbukuruar sipër sipas dëshirës. Mund ti hidhni copëza lajthie ose bajame, reçel ose fruta të freskëta.

Notes

Për të bërë një akullore të mirë, ashtu siç e blejmë në ëmbëltore duhet të kemi makinerinë e posaçme për përgatitjen e saj. Por në këtë recetë ne i kemi ardhur në ndihmë të gjithë atyre që nuk e disponojnë këtë makineri. Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe nuk do të bezdiseni që ta nxirrni akulloren nga ngrirja çdo gjysëm ore për të mos u formuar copëza akulli. Kjo recetë nuk ka nevojë për trazim dhe ju do të ngeleni patjetër të kënaqur në fund pasi e keni shijuar.

Përgatitja e akullore me vanilje

Ju bëftë mirë!

1 Shares
10 comments
  1. me falni sia pregadis akulloren me preshak sa paqta preshaka duhet mi qit dhe sa qumsht dhe shiqer sa duhet mi qit ju lutem te me tregoni faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kek me qumësht

Kek me qumësht është një recetë gatimi shumë e thjeshtë që mund ta shërbejmë në mëngjes ose mbasditeve të shoqëruar me një çaj ose kafe. Kjo ëmbëlsirë është shumë e mirë edhe për fëmijët.

Tortë me kakao

Torta me kakao është një ëmbëlsirë e thjeshtë për tu përgatitur dhe shumë e mirë që bën të lumtur të gjithë e sidomos fëmijët. Ne, këtë tortë e kemi zbukuruar me figurën e maces Kitty, shumë e dashur për fëmijët, por secili mund ta zbukurojë sipas dëshirës, ose thjesht mund ta lemë edhe pa zbukurim. Në përgatitjen e tortës mund të bëjmë edhe fëmijët pjesëmarrës që të na ndihmojnë.