Trileçe është një ëmbëlsirë shumë e mirë sidomos për fëmijët. Trilece është një pandispanjë e lagur me qumësht dhe me karamel. Kjo lloj ëmbëlsire është shumë e njohur në Amerikën Latine dhe thuhet që origjinën e ka pikërisht atje, nga merr edhe emrin ‘tres leches’, ( dmth. tre lloj qumështi).
Trilece
Sasia: 6 persona
Kalori: 230kcal
Video
Përbërësit
Për pandispanjën
- 6 kokrra vezë
- 200 gram miell
- 200 gram sheqer
- pak vanilje pluhur
Për kremin
- 300 gram qumësht
- 300 gram pana të freskët
- 300 gram qumësht i kondesuar qumësht Panda
- pak karamel
Përgatitja
Përgatitja e pandispanjës për Trileçe
- Pë të përgatitur trilecen, si fillim ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe fillojmë e i rrahim këto të fundit me rrahësin elektrik.
- Vazhdojmë ti rrahim të bardhat e vezëve derisa të arrijmë një masë të bardhë si shkumë. Në këtë pikë shtojmë me ngadalë sheqerin të përzier me vaniljen duke e trazuar gjithmonë.
- Shtojmë më pas të verdhat e vezëve një e nga një e vazhdojmë ti rrahim përsëri. Pasi janë përzier mirë shtojmë miellin me kujdes që të mos bëhen kokrriza. Miellin duhet ta sitim në fillim. I trazojmë mirë derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar e të kenë formuar një masë homogjene.
- E hedhim masën e përgatitur në një tavë të lyer me gjalpë. E vendosim tavën me brumin për pandispanjë të piqet në furrë të nxehtë 180°C përreth 25-30 minuta.
- Pasi është pjekur pandispanja e trileçes e lemë të ftohet pak. Më pas e nxjerrim nga tava dhe e shpojmë komplet nga të dyja anët me majën e një thike ose me ndonjë shkop të hollë.
- Në një enë hedhim qumështin dhe shtojmë ngadalë edhe qumështin panda, i trazojmë mirë bashkë derisa ky i fundit të jetë shkrirë komplet. Hedhim panën e freskët në tavën që kemi pjekur pandispanjën.
- Vendosim sipër pandispanjën. Hedhim mbi të përgatitjen e qumështit. Sipër shtojmë karamel ( mund të shtoni sipas dëshirës edhe çokollatë të shkrirë). Vendosim ëmbëlsirën trileçe në frigorifer për disa orë përpara se ta shërbejmë. Ëmbëlsira trileçe është gati, më pas e presim në copa katrore dhe e servirim.
Ju sygjerojmë gjithashtu të lexoni recetat për petulla amerikane, petulla të shpejta ose recetën bazë për krepa.
Ju bëftë mirë!
Ju pëlqejnë këto receta? Abonohuni ne kanalin tone ne Youtube dhe ne njoftimet e-mail.
143 comments
e kom pergadid shum her shum e mir u kon
Per here te pare kam provuar te maroj trileqe,me kete recet dhe me te vertet me ka dal shum shum e shieshme :) Ju faleminderit
Ju befte mire!
Flm, jeni super o admmmmm :D
BRAVO spjegimi shum i mir
Faleminderit Shpresa!
shummm e bukur edhe un do ta bej nje se kjo me ka pelqyer shum
Ju befte mire :)
a duhet shtuar ndonje peciv qe te fryhet pandispanja
Jo nuk eshte nevoja! Lexo komentin siper!
sod kam ditlindjen dua ta bej nje torte si trileqja por kam nje pyetje a duhet shtuar ndonje peciv qe te fryhet pandispanja
po duhet ti shtuar vanillje se pecivv nukk duhet flm per mirkuptimin
Po Besian duhet pak vanilje. Nuka ka nevoje per maja apo peciv siç i thoni ju.
Gjithe te mirat!
Shume urime Tina!
Per te bere pandispanjen e trileces nuk ka nevoje te shtosh asgje, as sode e as maja sepse vezet e ndihmojne ne fryrje.
gjithe te mirat!
na jepni kenaqesi.ju falenderoj.
Je e mirepritur Luiza!
embelsira ishte sh. e mire JU LUMSHIN DUART DHE FALEMINDERIT.
Ju befte mire!
kam nje pytje per ju si ta pergadis karramelin dhe pse pandishpanja pe mpin te gjit karramelin pas ni ore ose me pak edhe nese osht karrameli i trash.
Besa karamelin mund ta pergatisesh me sheqer, uje dhe disa pika limoni, vendosi te ziejne e kij shume kujdes sepse sheqeri arrin temperatura shume te larta. Trazoji me nje luge druri.
Pandispanja eshte e pergatitur ne kete menyre qe te thithe te gjithe qumeshtin e karamelin, pikerisht aty qendron magjia e kesaj embelsire. Nese ty te duket pandispanja e lagur komplet, nuk ka nevoje ti shtosh perseri karamel.
mfal a ka mundsi me na tregu si te pergadisim karramelin per trileqe sepse pe blejna mirpo nuk pe ka shijen e njejtt flm per mirkuptim
po karameli si behet????
Mund te me tregon se çfarë është pana e freskët? sepse jamë në Kosovë dhe ketu nuk pe kuptojme se qfarë është… Falemnderit për pergjigje të shpejtë!
Përshëndetje!
Pana është ajka e qumështit. Në Shqipëri njihet me këtë emër.
me vjen keq Dorun qe po te them po ti me siguri qenke analfabet se ne kosovaret i kuptojm mire sendet sepse si ata e si ne e flasim nje gjuhe gjuhen shqipe keshtu qe ke kujdes kur flet ne shumes thuaj une nuk e kuptoj e jo ne kosovaret se kuptojne te pershendes
une jam hanger ne kosove trilece dhe shum e shijshme ish kam qef ta pergatis po qfar qumshti ashte ajo panda nuk ban veq qumsht kshtu normal a se une jam ne suedi e nuk e di ktu qfare ashte ata panda?
Përshëndetje Zana,
Panda eshte marka e qumështit të kondesuar që përdorej shumë në Shqipëri dhe ka mbetur me këtë emër.
Ardi shum ju faliminderit per kto recepta te embelciravet trilece e kam provuar sipas shpjegimit qe e keni komentu esht shum e shishme !!!!! ju falemiderit
Ju befte mire Hanna!
pershendetje,panda ketu ne angli quhet condensed milk.gjendet ne kanace dhe eshte qumesht i trashe me shume sheqer.perkthe condensed milk ne suedisht dhe do gjesh emrin e tij.
uroj te te kem ndihmuar.
Shume faleminderit Nora per ndihmen.
Gjithe te mirat!
panda eshte kräm ne suedi
Faleminderit Nora! Gatim te mbarë!
Nese eshte e mundur te me tregoni si behet krem karameli per trileqe,se une disa here e kam pergaditur karamelin me sheqer e uje,por nuk eshte ai i njejt me at karamelin qe e pergadisin neper embeltore,sepse eshte me i trash dhe nuk bien posht si marmelat,kurse une kur e pergadis pas nje kohe nuk mbetet mbi pandishpanj,bien posht,dhe mbi veq sa duket qe eshte nje shtres e kaft.Ju lutem nese eshte e mundur te me tregoni cka i shtohet tjeter perveq ujit e sheqerit,sepse edhe ne markete ne shqiperi e kam par qe shitet po eshte i trash.
Nese e do me te trash, nuk duhet ti hedhesh ujë! Vetem shkri sheqerin!
kjo embelsir trilece eshte shum e lezetshme
shum eshishme
E bera vet dhe me doli shum e Mir shum flm per receten qe na dhat…ato qe Jan jasht shqipris si UN qumshtat Jan qumesht I zakonshen ne kuti dhe concentrate milk ….bejeni esht shum e mir…..flm arti gatimit per keto recita te mrekullushme qe na jepni shum flm :-):-)
Pajtohem me Nertin….
Faleminderit shume per miresjelljen qe tregoni gjithmone ndaj neve…
Siq e permendi edhe Nerti vazhdoni keshtu te na shtruani dhe te na ndiqni si gjithmone sepse ju premtojme se çdo here do te kete receta te mira e me te mira!
Ju befte te mire!
Ju pershendesim ! :D
Ju falenderojme te gjitheve per fjalet e bukura! Na behet qejfi qe i keni provuar recetat e ju kane pelqyer. Vazhdoni te na ndiqni si gjithmone e na shkruani.
Gjithe te mirat!
na intereson emri panda mos esht hople
Qumeshti Panda eshte qumeshti i kondesuar.
Gjermanisht: Kondensmilch
Italisht: Latte Concentrato
Anglisht: Condensed Milk
shume faleminderit per recetat qe na servirni ,por doja tju pyes per miellin ,mos ka ndonje emer mielli qe ju perdorni per pandispanjen apo duhet miell i zakonshem dhe nuk ka ndonje problem ne pergatitje ????? Shume faleminderit .
Miell i zakonshëm Lorina.
kom deshir ta bej dhe vet ket recept po nuk po ekuptoj kete qumshtin panda dhe ky qumshti i kondesuar jam nga kosova jetoj ne gjermani dhe karrameli per ta pregatditur nese ka mundsi me Mtregu ju pershendes.
Qumeshti Panda eshte qumeshti i kondesuar. Pra eshte me i trashe se qumeshti normal dhe me i embel.
Gjermanisht: Kondensmilch
Italisht: Latte Concentrato
Anglisht: Condensed Milk
po si mundem me gjet ne slloveni ket papa edhe at qumshtin e konzevuar
smotana, šľahačka v. Me kete fjale mund te gjesh panen ne Slloveni.
kondenzované mlieko. Kurse me kete fjale mund te gjesh qumeshtin e kondesuar ne Slloveni.
Shpresoj te te kem ndihmuar.
faleminderit artigatimi shum ju urojm per recetat shum te mira jon ju pershendet mirjeta
Prsh arti gatimit une ekam bere trileqen shumee mire me eshte bere po une e kambere ne vend te karameles me qokollat te embelsirave a mund te behet me mermelat vishnje,, se karamelin sdi ta beje dhe nuk di me gram sa duhet uje e sheqer flm nga ju….
Viki nese ty te pelqen me çokollate mund ta besh me te, edhe me marmelate mund ta besh siper, mjafton qe te jete pak e lengshme. Shija e trileçes nuk do te jete e njejte, por gjithsesi do te jete e shijshme.
Gatim te mbare!
kisha pasur deshir te me tregoni se qfar eshte pana dhe per qumshtin e kondesuar..
Pana eshte nje nenprodukt i qumeshtit-ajke ose maze. se shpejti do te botojme nje artikull me fjalor te kuzhines.
Qumeshti i kondesuar eshte qumesht i koncentruar i embel.
karameli nuk po di si mund te behet ,, kam degjuar se mundesh me bo trilecen edhe me puding karameli ??
Patjeter Moza mund ta perdoresh edhe ate.
qe eshte qumeshti pana nuk poe luptoj
Lexoni ketu shpjegimin e plote: pana e freskët
Qka eshte Pana ??
Pershendetje Yllka,
Eshte shpjeguar disa here, kliko siper mbi emrin tek perberesit!
Faleminderit!
flm
flm per receten po a ka mundesi te me spjegoni si pergatitet karamelja ne kushte te shpise
Hana, lexojeni siper tek komentet!
ku gjindet qekjo pana se ktu ne kosov sun po e gjej
Mund ta gjesh ne supermarket, ne repartin e qumeshtit.
shume faleminderit per receten . doja tu pyesja per miellin .. mund te perdorim miell te thjesht apo duhet mjell per embelsira .?
Silva mund te perdoresh miell te thjeshte.
jam shum e knaqne me reqetat qi japin arti gatimi shum flm
Shume faleminderit Adeline! Vazhdo te na ndjekesh e gatim te mbare!
Qumshiti i kondensuar a është qumshti Tetra Pak
Jo! Dionn, lexoni komentet e publikuara është i shpjeguar shumë qartë plus përkthyer në disa gjuhë të huaja!
Gjithe të mirat!
Komplimenti,per durimin
:)
Shum mir um ka dal mu perbes. Po nuk mu ka fry fort pandispanja e nashta vyn me i shtu do peciv per me u fry kjo far pandispanja.
Faleminderit Idrizi
Pandispanja per trileçe s’ka nevoje te fryhet, mjafton qe te jete e bute dhe e shijshme sigurisht.
sa ve mire kjo trilecja
aka mundesi me dit qk aosht qikjo qumsht panda
eshte qumesht i konservuar.
qka është pana e fresket
http://www.artigatimit.com/2012/10/perberesi-pana/
e gjen ketu spjegimin.
gjithe te mirat!
deshta me dit ajan dy lloje te qumshtit ktu panda pana spo e kuptoj mir.
Po valja, jane dy lloj qumeshti, nje eshte panda dhe tjetri eshte pana ose ajke.
Receta per pergatitjen e trileces eshte shkruar dhe shpjeguar shume mire.Pergezime gjithe stafit te guzhines.Kjo eshte nje ndihme e mire per amvisat e shtepise.
Te falenderojme per fjalet e bukura e na behet qejfi qe e keni kuptuar receten. Mundohemi qe te bejme me te miren.
Ia kalofshi bukur.
trileqja eshte nje embelsire shume e mire per te gjithe sidomos per femijet edhe mua me pelqen shume nga embelsirat
Bravo embelsire e shijshme duket dhe menyra e gatimit ishte shume qarte bravo kisha vetem nje ? Ceshte pana se doja ta provoja nje hère kete embelsire po kete pana se di ceshte flm
http://www.artigatimit.com/2012/10/perberesi-pana/
Bersida e ke te spjeguar ketu.
faleminderit
qumshti panda a eshte normal qumsht si qdo qumsht tjeter apo eshte ndonje qumsht tjeter si ne kosov qysh e kemi hopla edhe halta ?
JO nuk është qumësht normal. Lexoni sipër, është thëne shume here dhe ku mund ta gjeni ne Kosove!
per sa persona asht e parapane pandispanja nese kam musafir ma shum a ka nevoj ma shum matrijal
Sigurisht qe duhen me shume përbërës! Pastaj varet sa doni ti bëni copat, 10-15 porcione!
mir sbhum
shum shpjegim i kjart flm shum artigatimit por un jetoj ne itali dhe me qfar emri mund ta gjej ket panna a mund te jet panna da montare 30% indyr
flm nga ju
e gjen ne banco frigo vicino al latte fresco e si chiama ‘panna fresca da montare’. besoj se e ke kuptuar.
Si mund te beje nje pyetje te tille nje person qe jeton ne Itali?
esht hera par qe hy ket faqe por vertet me pelqeu kam shikuar shum her si mund ta gjej kjart ket recet te trileqes po skam mundur dot
Siper e keni Dafina, receten, shpjegimin si dhe video!
shum FALEMINDERIT PER SPEGIM SHUM E MIR KA DAL TRILEQJA PAKEZ PANDISPANJA E HOLL DHE KARAMELIN ME SHEQER PE PREGADIS POR PO NGRIHET SHEQERI PASTAJ SI TJA BEJ QE MOS NGRIHET DHE TE JET ME I TRASH KARAMELI FLM
PER MIRKUPTIM
Dafina pandispanja s’duhet te fryhet shume, eshte normal. Karamelin trazoje vazhdimisht. Lexo komentet me lart. Gatim te mbare.
deshta tju pyes qumeshtin a duhet me vlu a po jo
Nëse është qumësht i freskët, sigurisht qe po!
Pershendetje dhe urime per faqen juaj me gatime te arritshme nga lexuesit nga shpia.
Trilecja me pelqen shume si embelsir dhe e kam ber disa her por karameli ngrin, si eshte e mundur kur e blej e ka karamelin e shkrir dhe kur une e pergatit me ngrin gjithmon. A ka ndonje sekret???
Shume faleminderit dhe pune te mbare
Xxx
Jonida te falenderojme qe na ndjek. Lexo komentet me siper per karamelin.
Gatim te mbare!
A mund te me tregoni ne detaje se si pergatitet karameli ?
Ju faleminderit !
E ke te shkruajtur me siper. Lexo te komentet.
Gjithe te mirat!
qka është pana
Lexo këtu çfarë është Përbërësi Pana
Pershendetje a ka mundesi te me tregoni ne anglisht cfar eshte PANA fresh dhe PANDA qumesht ,sepse nuk po e di qfar jane….ju pershendes
Lexo këtu çfarë është Përbërësi Pana
valbona pana eshte “shllagu”
qka eshte pana ??!!
Lexo komentet me siper.
Kloko ketu dhe lexo: http://www.artigatimit.com/2012/10/perberesi-pana/
okk
mund te me tregoni kjo vanilja pluhur eshte vanilie sheqer apo peciv
vanilja nuk esht epeciv, domethene maja qe ndihmon ne fryrjen e brumit. Vanilja eshte nje arome qe perdoret shume ne embelsira.
si pergatitet pandispanja?????????????????????????????
.
Receta e Pandispanjes
a mund ti blejme gatimet tuaja ne ndonje dyqan ??????????????
Janë fare te thjeshta dhe për ti gatuar vetë!
duket e mire embelsira dhe eshte e preferuara ime !
shum e mire
a mund te me tregoj dikush se qfar esht “Pana”?
Lexo ketu çfare eshte Pana
Condensed cream
JAN SHUMë Të MIRA SHUM I PLQEJ TRILEQET
Receta me e mire per trilece, te gjithe e kan pelqyer shume. Do doja te dija nese keni ndonje recete per gurabija femijet e mi i pelqejne shume dhe kur shkojme ne Shqiperi vetem ato hane.
Po, tek ëmbëlsirat! Te tjerat se shpejti!
Me falni po’ krem karameli shitet ne itali dhe nese po me cfare emri mund ta gjej
po, Creme Caramel!
dua te di per karamelin siper trileces duhet te zbutet apo mbetet i forte
Duhet te jete i zbutur.
Trileçja është shumë tortë e mirë dhe e shijshme dhe shumë e lehtë për t’a gatuar. E kam pergatitur shumë herë .
Faleminderit që na ndihmoni.
shume flm per keto receta te shijshme….
Po pa qumesht te kondensuar mund te pergatitet
Nuk e kemi provuar!
Pershendetje Arti i gatimit, a mund te me tregoni me ne detaje si te pergatis karamelin, P.sh. sa duhet shtuar uje, sa gram sheqer dhe limon?. Faleminderit.
Eshte tek komentet! E kemi shkruajtur disa here!
Pershendetje Arti I Gatimit.
A mun te me tregoni se si eshte te paketuar ( nje foto) dhe si quhet ne anglisht qumeshti pana,se I kam lexuar dhe komentet po ktu ne Angli nuk e gjej dot.
Shum flm per durimin dhe mirkuptimin.
Anglisht eshte heavy cream!
Per te pergatitur kremin duhet qumesht normal , heavy cream dhe condeset milk si keto pasi une jetoj ne angli dhe duata pergatis ket embelsir neser flm per durimin dhe mirekuptimin
PËR TË PËRGADITUR TRILQE QFAR MASE TË MIELLIT DUHET TIA SHTOJM .FALIMINDERIT PËR MIRËKUPTIM
Pershendetje, ca masash ka tepsia ?
Pershendetje,
rreth 26-20 cm!