Tortë me luleshtrydhe dhe copa çokollate

Masa e përbërësve në këtë receta është matur me gotën e kosit të frutave, kështu në bazë të saj janë dhënë të gjitha masat.

Tortë me luleshtrydhe dhe copa çokollate

Sasia: 0

Përbërësit

  • 400 gr luleshtrydhe
  • 1 gotë me kos luleshtrydhesh
  • 2 gota sheqer
  • 3 gota miell
  • 1 gotë vaj luledielli
  • 3 vezë
  • 1 pako me maja pluhur për ëmbëlsira
  • 1 pako vanilje pluhur
  • 1/2 gote qumësht
  • disa lëkura të grira të një limoni
  • 100 gr opa çokollate

Përgatitja

  • Si fillim pastroni e lani luleshtrydhet. Filloni ti prisni në copa por mos harroni të lini disa nga ato për zbukurimin sipër. Vendosini luleshtrydhet e prera në copa në një tenxhere të vogël, hidhni në të edhe një lugë sheqer e një lugë ujë.
  • Vendosni tenxheren të ziejë për disa minuta duke pasur kujdes që ti trazoni shpesh. Më pas griheni me grirësin elektrik derisa të masa të bëhet si krem.Lëreni të ftohet.
  • Në një enë qelqi filloni të rrihni vezët me sheqerin derisa të arrini një masë të fryrë. Më pas shtoni pak nga pak kosin me luleshtrydhe e vajin. Trazojini mirë. Më pas shtoni miellin e bashkuar me vaniljen e majanë duke e alternuar me qumështin.
  • Përziejeni me kujdes me një lugë druri. Më pas shtoni kremin e luleshtrydhes (duke lënë 1/2 gote për pjesën sipër) dhe copat e çokollatës. Bëni kujdes që të bashkohen mirë me gjithë masën. Hidhni përgatitjen në një tavë të rrumbullakët dhe piqeni në furrë të nxehtë 180°C përreth 40 minuta.
  • Kur torta të jetë pjekur lëreni të ftohet e më pas hidhni sipër kremin e luleshtydhes dhe zbukurojeni me luleshtrydhe të plota e çokollatë.
  • Shërbeni tortën të prerë në copa e mund ta shoqëroni sipas dëshirës me një liker.

Notes

Ju bëftë mirë

0 Shares
14 comments
  1. Ju pergezoj per punen qe beni.
    Desha te pys gotat me sheqer,me vaj dhe miell sa ml i kanë?
    Pres pergjigjien tuaj!

  2. Egzona te falenderojme per komplimentat. Ne kete recete kemi perdorur goten ose vazon e kosit te frutave ( ato qe shiten ne supermarket) qe zakonisht jane 120 gr. Por nese do, mund te perdoresh si mase edhe nje gote plastike. shpresoj te te kemi ardhur ne ndihme.

  3. Po,faleminderit shum.
    Vazhdoni me kesi lloje recetash se me te vertet me keni ndihmuar rreth kuzhines pasi jam nje fillestare.
    Punë sa me te lehtë,kam shum respekt per ju.

  4. Faleminderit Egzona. Mundohemi ti bejme recetat sa me te thjeshta qe te mund ti gatuajne te gjithe. per çdo sqarim mund te na shkruash pa hezitim. gjithe te mirat!

    1. PERSHENDETJE : KJO TORTE MUND TE PERDORET DHE PER NJE DITELINDJE ? NESE JO ME DERGONI NJE RECETE TORTE ME COKOLLAT .

      PRES PERGJIGJEN TUAJ!

  5. me pelqene shumeeeee recetat e artiti te gatimit e ndjeki cdo dit kete faqe dhe jam shume e kenaqur nga ju asnjehere mos u dorzoni vazhdoni keshtu ju lumt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Bakllava me fistikë dhe sherbet shije limoni

Bakllava me fistike (pistachio) e shkrifet dhe sherbet në shije limoni. Një kombinim i mrekullueshëm për këtë recetë për bakllava të shpejtë. Përdorimi i petëve te holla filo e lehtëson disi punën dhe alternimi me frutat e thata e bën shumë të dëshirueshme këtë ëmbëlsirë.

Tortë me çokollatë e spec djegës

Kjo tortë në formë zemre është ideale për të festuar festën e Shën Valenitinit dhe jo vetëm. Kjo është një tortë që mund ta gatuani në çdo moment që keni dëshirë për një ëmbëlsirë të veçantë. Shija e çokollatës kombinon shumë me specin djegës. Provojeni dhe do të jem e sigurt që do të jetë një nga tortat që do të përgatisni shpesh.

Torte me smarties e kitkat

Torta e zbukuruar me smarties është një tortë plot ngjyra , me një efekt fantastik. Në të vërtetë është një tortë e thjeshtë për tu përgatitur. Bazën e tortës mund ta përgatisim një ditë më parë dhe ta zbukurojmë në momentin që e servirim.

Profiterol me krem Chantilly

Bigné të vogla të mbushura me krem Chantilly na krijojnë një version tjetër të profiterolit. Edhe ky version i mbushur me këtë krem të bardhë është shumë i mirë dhe i shijshëm. Baza gjithmonë janë bigné të përgatitura me Pasta Shu