Filetë salmoni me verë të bardhë

Salmoni është një peshk me shumë veti ushqyese dhe duhet konsumuar shpesh. Ne kemi sjellë një recetë shumë të shpejtë, shumë elementare dhe të shijshme.

Filetë salmoni me verë të bardhë

Sasia: 0

Përbërësit

  • Përbërësit për 2 persona

  • 2 fileto salmoni rreth 300 gr
  • 1-2 thelpinj hudhre
  • pak vaj ulliri
  • 1/2 gote verë të bardhë
  • pak kripë
  • pak piper

Përgatitja

  • Marrim salmonin dhe e pastrojmë dhe e lajmë mirë.
  • Në një tigan me vaj vendosim fetat e salmonit. I skuqim mirë nga të dyja anët. Shtojmë thelpinjtë e hudhrës.
  • I shuajmë me verë të bardhë, i hedhim kripë, piper dhe mbulojmë tiganin me kapak. Ulim zjarrin dhe i lemë të piqen me zjarr të ngadaltë përreth 10-15 minuta. Pasi salmoni është pjekur vendoseni me kujdes nëpër pjata duke e shoqëruar me feta limoni. Shërbeni salmonin me një sallatë të freskët ose perime të ziera.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Stridhe me limon (Ostriche)

Stridhet apo goca e detit janë një nga frutat e detit më të mira, më të shijshme dhe afrozidiake. Në treg gjejmë disa lloj stridhesh, nga ato më e shtrenjta që kanë një guackë të rrumbullakët dhe të shtrirë, te ato më të lirat me guacka ovale dhe konkave.

Tavë me kallamar mbushur

Kallamar mbushur është një pjatë e dytë që mund të përgatitet në çdo stinë. Ajo që e bënë të veçantë këtë pjatë janë vlerat e pazëvendësueshme ushqimore, thjeshtësia e përgatitjes dhe shija

Peshk në skarë

Si të gatuajmë peshk në skarë në mënyrë të përsosur? Shoqëruar me disa perime mund të kthehet mënyra juaj e preferuar e gatimit të peshkut. Ky lloj gatim është ideal edhe për peshk tone, peshk shpat apo salmon.