Kush i reziston një cope bukë të ngrohtë të sapo dalë nga furri, e për më tepër kur ajo ka brenda edhe djathin e jo vetëm. Receta e kësaj buke speciale është shumë e thjeshtë por do të mahnis miqtë tuaj me shijen e saj.
Bukë e mbushur me djathë e salçiçe
Sasia: 0
Përbërësit
- 500 gr miell
- 20 gr kripë
- 25 gr maja birre
- 6 lugë vaj ulliri
- 2 lugë kafeje sheqer
- 250 ml ujë të vakët
- 300 gr djathë i bardhë feta grek
- 200 gr salçiçe
Përgatitja
- Në një gotë hidhni majanë, sheqerin dhe e mbushni përgjysëm me ujë. Trazojini mirë derisa majaja të ketë shkrirë e gjitha. Në pjesën tjetër të ujit shkrini kripën.
- Ndërkohë në një enë të madhe ose në tavolinë druri hidhni miellin, hapni një gropëz në mes dhe hidhni në të majanë e shkrirë në ujë, vajin e ullirit dhe ujin e kripur.
- Filloni të bëni brumin, ngjisheni mirë derisa të arrini një masë homogjene dhe elastike ( nëse e shikoni që ka nevojë akoma për ujë, mund ti shtoni, ose nëse e shikoni qe brumi është akoma i qullët mund ti shtoni përsëri miell).
- Brumit të përgatitur bëjeni në formë topi dhe vendoseni në një enë qelqi. Mbulojeni me një pecetë të pastër dhe vendosni enën në një vend ku nuk ka korrent ajri. Në kë të mënyrë brumin e lemë të vijë përreth dy orë ( duhet pasur parasysh që brumi do të dyfishohet).
- Pasi ka kaluar kjo kohë merrni brumin e ardhur dhe ndajeni në dy pjesë.
- Merrni dy gjysmat e brumit dhe hapini me kujdes me anë të një okllahie ( duke hedhur pak miell poshtë që të mos ngjiten). Jepini brumit formën drejtëkëndëshe. Pasi e keni kryer këtë, sipër njërës petë hidhni copat e djathit të prera të përziera me salçiçen e copëtuar. Mbulojeni me petën tjetër dhe me dorë shtypni anët që të puthiten mirë me njëra tjetrën.
- Merrni një tavë drejtëkëndëshe të thellë dhe e lyeni me pak gjalpë e miell. Hidhni në të masën e përgatitur. Lëreni kështu në tavë përreth gjysëm ore e pastaj piqeni në furrë të nxehtë 220°C përreth 20 minuta e më pas uleni temperaturën e furrit në 180°C ( kini kujdes mos e hapni furrin) dhe piqeni akoma përreth 25 minuta ( kini parasysh që koha e pjekjes varet nga tipi i furrës që keni).
- Pasi është pjekur, nxirreni tavën nga furra dhe lëreni të ftohet pak. Më pas hiqni bukën nga tava dhe mbështilleni me një pecetë. Lëreni të pushojë për disa minuta. Pastaj mund ta prisni bukën në feta e ta shijoni.
7 comments
mmmmmmm na hapet oreksin, shume e mire duhet te jete…..
Mund ta provoni ta gatuani Zana!
shum e mir
si ta mas ato gjerat me grame se nuk kam peshore?
Bazohuni ne pakon qe eshte perberja dhe ndaje me sy! çfare tu themi tjeter, smund ta ndajm per ju nga distanca!
gera zakonisht pakoja e miellit eshte 1 kg, keshtu qe te duhet te marresh vetem gjysmen e pakos. pastaj per te tjerat eshte me e lehte, hidh gati 1 luge kripe, per djathin e salcicet shikoji me sy vete se sa mund te jene, s’ka rendesi te jeshe shume e sakte ne to. gjithe te mirat.
faleminderit shume per pergjigjet