Tortë super çokollatë

E kush nuk e pëlqen çokollatën? Kjo tortë është pikërisht për ata persona që e adhurojnë këtë ëmbëlsi. Kjo tortë është një pandispanjë me çokollatë e mbushur me krem çokollate. Është një tortë shumë e shijshme.

Tortë super çokollatë

Prep Time30 minutes
Cook Time1 hour
Resting2 hours
Total Time3 hours 30 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 10 persona
Kalori: 320kcal

Video

Përbërësit

Përbërësit për tortën

  • 4 kokrra vezë
  • 170 gr miell
  • 50 gr kakao pluhur
  • 100 gr çokollatë të zezë
  • 80 gr gjalpë
  • 80 gr sheqer
  • pak qumësht
  • 1 pako maja për ëmbëlsira
  • pak rum për të lagur tortën

Përbërësit për kremin

  • 100 gr çokollatë të zezë
  • 500 ml pana ajke qumështi
  • 100 gr gjalpë
  • 300 gr krem çokollate me lajthi tipi Nutella
  • disa pufka të vogla për zbukurim

Përgatitja

  • Në një enë të madhe hedhim të bardhat e vezëve dhe i rrahim fort derisa të bëhet një shkumë e bardhë. Në një enë tjetër të madhe hedhim gjalpin e shkrirë dhe sheqerin. Fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik.
  • Më pas shtojmë të verdhat e vezëve një e nga një dhe vazhdojmë ti rrahim derisa të arrijmë një masë të fryrë dhe homogjene.Shtojmë me anë të një site miellin e bashkuar me kakaon dhe majanë. I trazojmë mirë.
  • Shtojmë ndërkohë edhe qumështin dhe çokollatën e shkrirë më parë në banjomaria e tashmë të ftohur. I trazojmë mirë me kujdes. Marrim një tavë të lyer me gjalpë e miell e hedhim në të masën e përgatitur. E pjekim tortën në furrë 180°C përreth 1 orë.
  • Ndërkohë përgatisim kremin. Hedhim në një tenxhere panën dhe gjalpin. E ngrohim derisa të shkrijë gjalpi. Më pas e heqim nga zjarri dhe hedhim në të çokollatën e grirë hollë dhe nutellën. I përziejmë mirë derisa të shkrihen të gjithë përbërësit.
  • Më pas masën e përgatitur e hedhim në një enë qelqi dhe e lemë në frigorifer përreth 2 orë. Pasi ka kaluar kjo kohë e rrahim kremin me rrahësin elektrik derisa të arrijmë një shkumë të vërtetë.
  • Pasi torta është ftohur e presim në mes për së gjati. E lagim tortën në mes me pak rum ( ose thjesht me ujë e sheqer). Hedhim mbi të gjysmën e kremit, e hapim me kujdes. Vendosim gjysmën tjetër sipër.
  • E lyejmë sipër dhe anash me kremin e mbetur. Tani torta është gati për tu zbukuruar me pufka të vogla ose me çokollatë të bardhë të grirë hollë.
  • Tortën e përgatitur e vendosim në frigorifer përreth një orë përpara se ta shërbejmë e më pas e presim në copa.

Receta për torte me kakao

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

0 Shares
30 comments
  1. Nje torte shume e mire ju pergezoj arti i gatimit dhe shpresoj qe te dalin dhe disa receta edhe shume me te mira se kjo.Urime. Gjithe te mirat !

  2. ju pershende me kanqasi me shijen e ksaj torte um ka knaq krejt edhe ju falemenderoj publikisht e ju pergezoj per ket edicion me knaqsi e plot falemenderime per ju e per emisionin ejuve se o 1 emision i qelluar me plot kuptimin e fjase gramatikore e perpiluar n menyr kohore t fala nga kamorani :P oo ie

      1. edhe pse jam ne mosh kaq te re per te gatuar receta te ndryshme por jam mesuar mjaft mir nga recetat e nertit dhe familjes time i perlqejn shum recetat e tua dhe je e mrekullueshme “Nerti”

  3. edhe pse jam ne mosh te re 16 vjeqe per te pergatitur gjellera te ndryshme torta un me knaqesi jai gatuaj familjes time gjellerat e tua qe i kammesuar tegjitha nga ti nerti je e merkullueshme te pergezoj per recetat “Nerti”

    1. Vjoleta te falenderoj shume per fjalet e tua te bukura. Me behet qejfi qe ke pasion kuzhinen dhe ne te ndihmojme me recetat tona. Vazhdo te gatuash e na shkruaj gjithmone per cdo gje qe nuk kupton. Gezuar festat!

    1. Parmixhani eshte djathe i stazhonuar per 18-24-36 muaj kurse mocarela eshte nje djathe i fresket qe duhet konsumuar brenda disa diteve. Nje perkufizim i shpejte i ketyre dy lloj djathi. per cdo gje mund te na shkruash.

  4. qka eshte qushti i kondensuar nese kini mundesi ni pershkrim ju lutem
    sa do pak njohoru lidhum me ket qumsht dhe nese keni mundesi me me tregu qeshte qumshti pana

  5. kam ngelur e habitur me gjithe keto receta kaq te shijshme do te behem kuazhiniere me keto receta jeni te pa pam ju lumt]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë për ditëlindje për fëmijë (Hello Kitty)

Kjo është një tortë speciale për raste ditëlindjesh për fëmijët e jo vetëm. Në rastin tonë e kemi zbukuruar sipër tortën me figurën e Hello Kitty por çdo njeri është i lirë të bëjë zbukurimin që i pëlqen më shumë. Në këtë recetë kemi një bazë pandispanje ose më mirë një tortë 'sfungjer' ( sponge cake) që është e mbushur me një krem çokollate. është me të vërtetë një tortë që ia vlen mundimi i përgatitjes. Miqtë tuaj do të ngelen patjetër shumë të kënaqur nga kjo ëmbëlsirë.