Qoftet me spinaq janë shumë të mira për ata që dëshirojnë një pjatë të thjeshtë e të shijshme. Receta e këtyre qofteve është e thjeshtë dhe nuk kërkon shumë kohë. Këtë pjatë mund ta shoqërojmë me perime të ndryshme, sallata ose thjesht mund ta shijojmë edhe në momentin e aperitivit. Kjo recetë është dhe një mënyrë e mirë për të bërë fëmijët të hanë perimet që janë të fshehura në qofte.
Qofte me spinaq
Sasia: 0
Përbërësit
- 1 kg spinaq i freskët
- 2 vezë
- 1 patate
- 30 gr djathë i grirë parmixhan
- 50 gr bukë e grirë
- pak kripë
- disa arrë moskat
- 1 filxhan vaj ulliri
Përgatitja
- Filloni përgatitjen me larjen e spinaqit, lajeni mirë me ujë të bollshëm. Më pas vendoseni në një tenxhere dhe lëreni të ziejë për disa minuta.
- Më pas hidheni në kullojëse dhe lëreni të kullojë pak. Pastaj vendoseni mbi një dërrasë kuzhine dhe filloni ta grini me anë të një thike.
- Pasi e keni grirë mirë të gjithin hidheni në një enë të madhe, hidhni në të vezët, kripë, djathin e grirë, arrën moskat. Përzijini mirë me dorë. Me anë të një rendeje grini në enë edhe pataten e qëruar më parë.
- Shtoni dhe bukën e grirë ( nëse masa është akoma e qullët mund të shtoni akoma bukë të grirë ose pak miell). Trazojeni mirë gjithë masën e përgatitur derisa të arrini një masë homogjene.
- Lëreni të pushojë përreth gjysëm ore e më pas formoni me dorë topa të vegjël e jepini formën e qofteve.
- Skuqini më pas në vaj të nxehtë. ( Përpara se ti skuqni mund ti kaloni në vezë të rrahur e më pas në bukë të grirë, por ne i kemi skuqur thjesht pa to sepse janë më të lehta në këtë mënyrë). Qoftet i shërbeni të ngrohta të shoqëruar me një sallatë.
4 comments
vertet qe eshte shume e lehte e s te le pa gje kur s ke kohe
ju faleminderit
faleminderit ju Diana qe na ndiqni gjithmone….
me pqlqeni per recetat e juaja perfekte te kjarta per pergatitje dhe te shishme per tu ngrenë
Faleminderit!
Gatim te mbare!