Makarona me salmon

Kjo recetë nuk kërkon shumë kohë në përgatitje. është një pjatë e shpejtë dhe me një shije të veçantë. Mund të përdorni si salmonin e freskët ashtu edhe atë të tymosur në pako.

Makarona me salmon

Sasia: 0

Përbërësit

  • 350 gr makarona të shkurtra
  • 300 gr salmon i tymosur
  • 200 ml pana
  • 1 qepë të vogël
  • pak gjalpë
  • pak kripë
  • pak piper

Përgatitja

  • Në një tenxhere hedhim ujë. Kur fillon të ziejë i hedhim kripë dhe makaronat. Ndërkohë që makaronat ziejnë përgatisim salcën. Në një tigan hedhim pak gjalpë.
  • Kur ky i fundit të jetë shkrirë, grijmë qepën hollë. E kavërdisim pak e më pas hedhim salmonin në copa. E lemë të skuqet për disa minuta me zjarr të ngadaltë.
  • Pastaj shtojmë panën dhe pak kripë. I trazojmë mirë derisa të bashkohen mirë bashkë. Pasi janë zier makaronat, i bashkojmë me salcën e përgatitur.
  • Makaronat i shërbejmë të ngrohta dhe nëse dëshironi sipër mund ti hidhni piper.

Notes

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta per Lazanjë

Lazanja është një pjatë tipike e Italisë e në mënyrë të veçantë e zonës së Bolonjës. Kjo pjatë është e njohur tashmë jo vetëm në këtë zonë, por në mbarë botën. Lazanjë është një pjatë e parë, 'e pasur' dhe e shumë e shijshme.