Embëlsira të vogla me çokollatë

Këto ëmbëlsira janë një alternativë e shpejtë e biskotave me çokollatë. Janë shumë të shijshme, pëlqehen nga të gjithë e sidomos nga fëmijët. është një recetë e shpejtë, e thjeshtë dhe e këndshme.

Embëlsira të vogla me çokollatë

Sasia: 0

Përbërësit

  • 250 gr biskota të thata tipo Petit Beurre
  • 70 gr sheqer
  • 150 gr miell arre kokosi
  • 300 gr çokollatë
  • 1 got ujë

Përgatitja

  • Si fillim shkrijmë çokollatën me pak ujë. Ndërkohë që shkrihet çokollata, me anë të një grirësi elektrik grijmë biskotat. I hedhim më pas në një enë ku bashkojmë edhe miellin e arrës së kokosit e sheqerin. I përziejmë mirë, shtojmë pak ujë të vakët në mënyrë që të bashkohen mirë të gjithë përbërësit. Masa e përgatitur s'duhet të jetë e qullët. Në një tavë të gjatë ose pjatancë të madhe shtrojmë një letër furri dhe sipër hedhim masën e përgatitur. E shtypim mirë me dorë dhe i japim formë.

Notes

Përgatitja

Sipër i hedhim çokollatën e shkrirë. ëmbëlsirën e fusim në frigorifer derisa të mpiksen mirë të gjithë elementët. Më pas, përpara se ta shërbejmë e presim në pjesë katrore të vogla.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

0 Shares
54 comments
    1. po valla le ta provojn te gjith sse shum e mir ish veq e kom i pytje a bon millin e arres se kokosit me zavendsu me kokos kthemani okk

  1. shume qenka e mire po edhe une po te pyes s eku blihet ata xhelatine tutkall peshku a nuk ban tjeter gje me i qit ne ven te asaj se gjithqysh duhet ta provoj se shume e shijshme po duket

  2. ëmbelsirat ishin shum te shijshme, me se shumti nga te gjitha ëmbelsirat me kan pelqyer Trilecet por megjithate me pelqyen edhe shum te tjera si: Tortet me kakao , tortet e te dashuruarve si dhe shum te tjera.

  3. shum te mir flm shum se po na ndimoni edhe mir se kur po jemi te lodhura nuk po mujm as me mendu se qka me ba flm shummmm

  4. me t’vertet është një ëmbëlsir e shijshmee…
    në pergjithsii te gjithaa receptat ishinn te mire..
    ju lutemm provoni te gjithh sepse ja vlenn.. <3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Zupa angleze – Receta Klasike

Zupa angleze pavarësisht emrit është një ëmbëlsirë italiane ku përbërësit kryesorë janë pandispanjë dhe kremi pastiçer. është shumë e përhapur në qendër të vendit por nga zona në zonë kjo ëmbëlsirë ka ndryshime.

Cheesecake me kos e manaferra – Pa pjekje

Receta për cheesecake me kos pa pjekje dhe me manaferra është mjaft e veçante dhe me një shije delikate. Kjo ëmbëlsirë nuk ka nevoje për pjekje, pasi nuk përmban miell edhe as vezë. Mjafton të ruhet në frigorifer pas përgatitjes. Le të shikojmë si gatuhet ëmbëlsira cheesecake.

Ëmbëlsira për karnavale – Chiacchiere

Kjo recetë ëmbëlsira për karnevale është një nder ëmbëlsirat më të njohurat në Itali në periudhën e festës. Bëhet fjalë për një recetë shumë të thjeshtë ku përbërësit kryesor janë mielli dhe veza. Pas skuqjes mjafton pak sheqer pluhur dhe shërbe