Si të pastrojmë angjinaren

Angjinarja është një perim i pasur me fibra që ndihmon në uljen e kolesterolit. Ka pak kalori. Me të mund të përgatisim pjatanca të ndryshme. Pastrimi i angjinares, në të kundërt të asaj që mund të mendohet, është një përgatitje e thjeshtë. Me pak kohë e durim do të arrini në një përfundim të kënaqshëm.

Si fillim mbushim një enë me ujë dhe hedhim në të feta limoni dhe pak limon të shtrydhur. Në këtë mënyrë angjinarja nuk do të nxihet sepse e ndihmon lëngu i limonit. Fillojmë me pastrimin. Marrim angjinaren dhe me anë të një thike i presim bishtin. Heqim gjethet e jashtëm, ato më të fortat.

Pastaj me anë të thikës presim majën. E presim në mes dhe do të shohim se zemra e angjinares është e mbushur me push. Eliminojmë me kujdes këto të fundit me majën e një thike. E presim në feta gjysmën e angjinares ose e lemë siç është ( varet se si do ta përgatisim).

Më pas e vendosim angjinaren e pastruar në enën me ujë e limon derisa ti kemi pastruar të gjitha. Më pas mund ta përdorim argjinaren në gatime të ndryshme.

0 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Shkopinj buke me rozmarinë

Grissini, stickbread ose receta në shqip shkopinj buke, janë përgatitur për herë të parë në qytetin e Torinos në Itali. Kjo recetë italiane tashmë gatuhet edhe në furrat shqiptare në mënyra të ndryshme. Shkopinj buke mund të përgatiten me erëza të ndryshme ose edhe me djathë kaçkavalle

Kos i Bardhë

Fermentimi i qumështit mund të jetë një nga teknikat më të vjetra. Shume amvisa e kanë lëne bërjen e kosit ne shtëpi me futjen në masë të produkteve bulmetit në treg.