Kjo është një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe e shpejtë për tu përgatitur. Është e freskët sepse është e bërë me kivi dhe e shijshme njëkohësisht.
Role e ëmbël me kivi
Sasia: 0
Përbërësit
120grmiell
3vezë
80grsheqer
1limon
6kivi
Notes
Përgatitja
Në një enë rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin. Shtojmë dhe miellin. Me një rende të hollë grijmë edhe lëkurën e limonit. I përziejmë mirë. Në një enë tjetër rrahim fort të bardhat e vezëve, derisa të bëhet një shkumë e bardhë. I shtojmë edhe këto në masën tjetër. I trazojmë me kujdes, derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar mirë. Masën e përgatitur e hedhim në një tepsi drejtkëndëshe ku kemi shtruar letër furri. E rregullojmë me masën me lugë, trashësia e të cilës duhet të jetë 1.5 cm. Tepsinë e fusim në furrë dhe e pjekim në 180°C për 10 minuta.Ndërkohë që ëmbëlsira piqet, qërojmë kivit dhe i hedhim në një grirës elektrik. I hedhim dhe lëngun e limonit dhe i grijmë. Nxjerrim tepsinë nga furra dhe e lemë të ftohet pak. Më pas sipër ëmbëlsirës hedhim kivin e grirë. Pastaj fillojmë e mbyllim ëmbëlsirën dhe i japim formën e një roleje. E lemë të ftohet në frigorifer përreth gjysmë ore. Pasi ka kaluar kjo kohë, e presim ëmbëlsirën në pjesë dhe e shërbejmë.
Krapfen janë me origjine gjermano-austriake. Është një ëmbëlsirë në formë të rrumbullakët që skuqet e mbushet më pas me marmalate ose krem ose thjesht shërbehen me sheqer pluhur sipër. Ne kemi sjellë krapfen me nutella, një version të kësaj ëmbëlsirë të pjekur në furrë.
Kjo është një ëmbëlsirë që hahet me lugë. Përgatitet me amareta, kakao, vezë, qumësht dhe e mbuluar sipër me karamel. Mund ta zbukurojmë me amareta sipër. Është me të vërtetë një ëmbëlsirë e shijshme që ia vlen mundimi i përgatitjes.
Pengjire është një ëmbëlsirë tradicionale korcare. Është një ëmbëlsirë me shumë pak përbërës dhe shumë e thjeshtë për tu përgatitur por shumë e shijshme. E përshtatshme për tu konsumuar pas një dreke me miqtë.
Këto ëmbëlsire me fruta pylli sipër është fantastike. Një recete e lehte për tu përgatitur nga kushdo. Përdorni frutat tuaj të preferuar ose zgjidhni kuq e zi si ne rastin tonë, me fruta pylli dhe luleshtrydhe.
Kremi pasticier është një ndër kremërat më të përdorur në pasticeri. Këtë lloj kremi e përdorim për të mbushur ëmbëlsira të ndryshme. Është shumë i thjeshtë për tu përgatitur.
9 comments
Shum embelsira te shishme na kenaqet faliminderit
faleminderit ju Ela qe i provoni ti gatuani recetat tona.
shum e mir jo embelsir
na behet qejfi qe ju pelqen!
Gatim te mbare!
o sa te bukura te kokan tortet ju lumshin duart sa bukur i paski pergaditur ju keto po dufka me i qit ne liber te genisit
shume faleminderit Ajete! Vazhdo te na ndjekesh!
Flm per receta … por deshta tpyes per gjalp kikirkit ku te gjej . Flm klm
Super maket ose dyqanet me produkte ëmbëlsirash!