Receta per Tiramisu

Në fillim kjo ëmbëlsirë u njoh me emrin ‘zupa e dukës’. Cosimo de Medici morri me vete recetën dhe kështu që kjo ëmbëlsirë filloi të bëhej e njohur në gjithë Italinë dhe ta preferonin shumë edhe fisnikët e tjerë italianë. Thuhet që kjo ëmbëlsirë ka veti afrodiziake dhe për këtë me vonë morri emrin TIRAMISU.
Ka shumë legjenda për origjinën e tiramisu, por ajo që ka rëndësi është fakti që kjo lloj ëmbëlsirë është dhe do të mbetet një nga ëmbëlsirat më të mira italiane.

Tiramisu është ëmbëlsira italiane më e njohur në gjithë botën. Thuhet se kjo ëmbëlsirë e ka origjinën në Siena (Toskanë). Rreth shekullit të XVII disa pastiçierë vendosën të përgatisnin një ëmbëlsirë në nderim të Dukës së Toskanës Cosimo de Medici. Ata menduan të bënin një ëmbëlsirë me përbërës të thjeshtë, por jashtëzakonisht e shijshme.

Receta per Tiramisu

Prep Time30 minutes
Frigorifer2 hours
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 260kcal

Video

Përbërësit

  • Për 6-8 persona

  • 400 gr biskota të gjata Savoiardi
  • 500 gr maskarpone lloj djathi
  • 6 vezë
  • 130 gr sheqer
  • pak kakao pluhur për pjesën sipër
  • 3 filxhan kafe ekspres për të lagur biskotat

Përgatitja

  • Si fillim për tiramisu përgatisim kafenë për të lagur biskotat dhe e lemë të ftohet pak. Ndërkohë në një enë të madhe rrahim të bardhat e vezëve derisa të bëhet një shkumë e vërtetë me ngjyrë të bardhë. I vendosim në frigorifer.
  • Në një enë tjetër rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin. I rrahim fort derisa masa të bëhet në ngjyrë e verdhë e hapur dhe të formohet shkumë. Shtojmë në të edhe maskarponen dhe e trazojmë mirë. Bashkojmë edhe të bardhat e vezëve të rrahura. I trazojmë me kujdes. Kremi për tiramisu është gati.
  • Në një tavë të gjatë shtrojmë një pjesë me biskota të cilat i kemi lagur më parë me kafe. I mbulojmë me një shtresë kremi dhe sipër me anë të një site i hedhim kakao pluhur.
  • Shtrojmë edhe një shtresë tjetër biskota të lagura me kafe. I mbulojmë përsëri me një shtresë kremi dhe përfundojmë tiramisunë me një shtresë kakao pluhur. E vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për disa orë përpara se ta shërbejmë.
  • Tiramisu është gati, e shërbejmë të prera në copa.

Receta per tiramisu me luleshtrydhe, receta per tiramisu me çokollatë.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit

receta-tiramisu-shqip-video-gatime
10 Shares
36 comments
  1. Nqse e beni per femijet kete embelsire duhet te keni kujdes qe vezet te jene shume te fresketa dhe biskotat i lagni ne qumesht te ngrohte dhe jo ne kafe. Mund ti shtoni siper edhe copa çokollate te grira me rende.Ju befte mire!

  2. me falni… te del i bute kremi? nqse e ke fjalen per kremin duhet te kesh kujdes kur te bashkosh te verdhat e vezeve te rrahura me maskarponen me te bardhat e vezeve, duhet ti bashkosh me kujdes me nje luge druri nga poshte lart, ne kete menyre kremi behet nje mase homogjene.
    nqse kremin e ben ne kete menyre nuk do te dali i qullet. kij kujdes edhe me biskotat, mos i lag shume ne kafe se ndryshe me pas do te leshojne kafene e do te behet tiramisaja e qullet. besoj se kam qene e qarte. mund te na shkruani per cdo gje. gjithe te mirat!

  3. Maskarpone eshte nje lloj djathi i bute dhe mazatar qe prodhohet nga kremi i qumeshtit. Ky lloj djathi eshte tipike e Italise ( zona e Lombardise). Por ne supermarket ne Shqiperi mund ta gjesh. Nuk ka nje perkthim te mirefillte ne shqip sepse ne te gjithe boten njihet me emrin markarpone.

  4. Se pari te kerkoj falje .Kish me qen mir ju arti i gatimit qe mrenda mundesive te bani sqarime per disa artikuj qe ju i perdorni shumicen ne gjuhen italiane ,e besa edhe shum shprehje qe ne nuk i kuptojm se nuk jan shqip po ne gjuh te huja .pershendetje nga Kosova.

    1. Ne te falenderojme per çka na ke shkruajtur. I pranojme kritikat sepse na ndihmojne qe te rritemi e te ecim perpara.
      Ke te drejte persa i perket fjalorit se perberesve. Shume nga perberesit e recetave nuk kane nje perkthim te mirefillte ne shqip. Ne jemi munduar ti pershtatemi sa me shume gjuhes shqipe. Se shpejti do te botojme nje shkrim ku do te sqarojme here pas here perberesit e recetave.
      Gjithe te mirat e faleminderit.

  5. kjo embelsire eshte shume e mir si receta po ta zevendesojme maskarounen ne pane eshte njesoj apo nuk behet ju lutemi me ktheni pergjigje shpejt

  6. ka mundsi dikush te me tregoj se si behen WAFFLET,jan lloj biskotash,te cilat sherbehen me qokollad e shurup.JAN SHUME TE SHIJSHME,receten JU LUTEM…ARTI GATIMIT apo dhe dikush qe e di .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Reçel me Kajsi

Janë të shumta recetat për reçel në faqen e Arti Gatimit. Reçel me kajsi i shtohet kësaj liste. Për mëngjes kjo ëmbëlsirë do ju kapi ngarkesën e duhur për një ditë plot energji. Reçelin me kajsi mund ta përdorni edhe për përgatitjen e ëmbëlsira të ndryshe apo krostatave.

Gliko Shalqiri

Shalqiri është fruti që na shoqëron përgjatë stinës së verës. Përmban shumë vitamina e minerale dhe mund të themi që nuk mund të kalojmë verën pa shijuar këtë frutë. Zakonisht lëkurat e shalqirit i hedhim, por me to fare mirë mund të gatuajmë një ëmbëlsirë të shijshme siç është glikoja.

Sheqerpare me kakao

Sheqerpare me kakao është një version ndryshe i recetës për sheqerpare. Zëvendësimi i miellit me kakao do i japi sheqerpares atë ngjyrë kafe dhe një shije të veçantë.

Buding me çokollatë

Këtë ëmbëlsirë mund ta përgatisim edhe një ditë përpara dhe e lemë në frigorifer derisa ta servirim. Budingun mund ta hedhim në një formë të vetme ose mund ta ndajmë në forma të vogla sa për një person.