Para shumë vitesh, tregu shqiptarë nuk kishte kaq karamele e çokollata sa ka tani. Dhe nënat bënin të pamundurën për të kënaqur dëshirat e fëmijëve. Me ato pak përbërës që gjendeshin në atë kohë mundoheshin të realizonin receta të shijshme. Një nga këto receta ishin edhe bonbonet.
E kush nuk e kujton erën e karamelit që mbushte gjithë shtëpinë. Këto bonbone të bëra thjesht me qumësht, sheqer e pak gjalpë ishin një festë për gjithë familjen.
Receta për Bonbone
Sasia: 6 persona
Kalori: 434kcal
Përbërësit
- 1 L qumësht i freskët
- 1 kg sheqer
- 80 gr gjalpë
Përgatitja
- Për të përgatitur këto bonbone, na nevojitet një rrahëse vezësh për të trazuar masën ose një lugë druri. Në një tenxhere të thellë hedhim qumështin dhe sheqerin dhe i vendosim në zjarre të ulët.
- Pasi sheqeri ka shkrirë shtojmë edhe gjalpin në temperaturë ambienti. I ziejmë me zjarr të ulët duke e përzierë vazhdimisht masën e karamelit.
- Duhet ta lemë të ziejë përreth një ore (ose më shumë), derisa të arrijmë një masë shumë të trashë e homogjene. Më pas e lemë pak të ftohet që të kemi mundësi ta punojmë më dorë, por jo të ftohet komplet.
- Marrin nga masa e karamelit dhe mbushim formën e posaçme për të formuar bonbonet. Nëse nuk keni formë, mjafton të përdorni edhe kapakun që shërben për shtrydhëse agrumesh.
- Rendisim bonbonet e formuara në pjate dhe i lëmë të ftohe. Pasi janë ftohur komplet dhe bonbonet janë forcuar, i vendosim në vazo dhe i shërbejmë.
Receta per karamel ose krem karamel
Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!
Kjo recetë për bonbone është kërkuar nga një lexues i faqes tonë. Nëse edhe ju dëshironi të kërkoni recetat tuaja të preferuara, mjafton të na shkruani.
13 comments
Pershendetje! Une jam adhuruese e ketyre bonboneve dhe i bej cdo jave. Nuk e di nese po flisni per bonbonet e verteta ne forme piramide qe i benin mamate me shtrydheset e limonit sepse receta nuk eshte tamam keshtu. Une i bej me raportin qumesht sheqer 1me2. Dmth per 1 gote qumesht, 2 gota sheqer dhe 1 luge gjalp. Dhe nuk kane asnje ndryshim nga bonbonet e dikurshme. Kane nje shije joshese :P
Po keto jane ato bonbonet qe beheshin ateher ne formen e piramides. Ne pamundesi te asaj forme kemi perdorur kete lloj tjeter!
Si mund te behen te buta, sepse i bera dhe me dolen shume te forta dhe askush nuk mund t’i hante.
e mrekullueshme
Pershendetje,dhe une i adhuroj keto embelsira qe dikur na pelqenin shume,nganjehere i hanim
fshehurazi mamase(hahaha)une i bej si shkruan Juli me lart dhe jane te njejtat me bonbonet
e dikurshme,kam degjuar se nuk duan qumesht te fresket etj jo nuk ka te beje fare….ju pershendes duke shijuar bonbonet e mia te preferuara. :)
Aida ju falenderojme si ti dhe Jurin per receten tuaj. Ne i kemi provuar ti bejme me kete recete dhe na kane dale shume te mira. Do te provojme patjeter edhe receten tuaj. gatim te mbare!
I bera sot ne mengjes per here te pare dhe dolen te mrekullueshme. Faleminderit. Familja i pelqeu shume.
un i bera po nuk me kan mare ngjyre
ju lutem a mun te ma jepni receten me hollesi
Paola, ndiq me kujdes hapat e shpjeguara sipër!
Pershendetje,
kjo recete nuk eshte e sakte.
Pse mendoni se nuk është e saktë? Kjo recetë do shumë po shumë durim. Lexoni mirë udhëzimet.
Sikur te vinit nje vidio, do qe me mire. Sepse dikujt i dalin me te forta dhe shaen. Si ha dot. Me hollesi ne vidjo ju lutem..
Pershendetj Suzana,
Faleminderit per komentin. Do mundohemi të bejme një video recetë, por ka të bëje shumë koha që e lëmë në zjarrë.
Nëse e lëmë më shumë seç duhet bëhen të forta. Nëse e lëmë më pak, nuk arrin të ngrij sheqeri!
Abonohuni ne kalanin tonë ne Youtube per tu njoftuar per videot e reja!
Faleminderit