Qofte të vogla

Qoftet janë një ushqim që pëlqehet nga të gjithë. Janë një pjatë e dytë e shijshme por fare mirë mund të shërbehen edhe mbasdite të shoqëruar me një aperitiv. Ka shumë mënyra për të gatuar qoftet. Në masën e përgatitur për qoftet mund të fusim edhe perime. Kjo është një mënyrë e mirë për të bërë fëmijët të hanë edhe ato ushqime që në të vërtetë nuk i kanë ngrënë asnjëherë. Në këtë recetë, ne kemi sjellë një variant të përgatitjes së qofteve.

Qofte të vogla

Sasia: 0

Përbërësit

  • 500 gr mish i grirë
  • 1 qepë
  • 3 thelpinj hudhre
  • 1 vezë + 1 të verdhë veze
  • 1 patate e vogël
  • 1 fete bukë
  • pak qumësht
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak rigon
  • pak nenexhik
  • pak majdanoz
  • pak vaj

Përgatitja

  • Hedhim në grirësin elktrik qepën e qëruar, hudhrën, erëzat dhe i grijmë. Vendosim fetën e bukës të regjet me pak qumësht. Në një enë të madhe hedhim mishin e grirë.
  • Shtojmë qepën e grirë me erëzat. Shtojmë edhe bukën, të cilën e shtypim me dorë. Bashkojmë vezën dhe kripë. Me anë të një rendeje grijmë pataten e qëruar dhe e shtojmë te ena me përbërësit e tjerë. Trazojmë të gjithë përbërësit me dorë.
  • E punojmë derisa të arrijmë një masë homogjene. E lemë përreth 30 minuta që të pushojë. Më pas me dorë krijojmë qofte të vogla. I lyejmë sipër me të verdhën e vezës me anë të një furçe.
  • Më pas i skuqim në vaj të nxehtë. Qoftet i shërbejmë të ngrohta, të shoqëruar me patate të skuqura, me pure patatesh ose me sallatë.

Ju bëftë mirë

0 Shares
5 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kofshë gjel deti me kërpudha

Kjo recetë është një recetë e veçantë dhe shumë e mirë. Zakonisht kjo kofshë gatuhet në furrë me erëza të ndryshme dhe e shoqëruar me patate furre. Ky variant që ne sjellim është i thjeshtë për tu gatuar. Ne i kemi pjekur në tenxhere presioni për të përgjysmuar kohën, por nëse ju nuk keni në dispozicion një të tillë, mund ti piqni në një tenxhere të thjeshtë.

Mish me surprizë

Kjo pjatë është një pjatë e dytë, por fare mirë mund të përgatitet dhe për një aperitiv. Ju ka qëlluar ndonjëherë që të keni gatuar shumë dhe ditën tjetër nuk dini se ç'të bëni me gjithë ushqimin e mbetur? Kjo është një nga ato receta që riciklon atë që na ka mbetur në frigorifer. Ne në këtë recetë kemi përdorur rolenë e pulës, por ju fare mirë mund të vini cdo lloj mishi që keni për momentin, mund të vini në vend të proshutës sallame të ndryshëm. është një recetë e shpejtë dhe e shijshme.