Patëllxhanët në furrë janë një garniturë e shijshme vegjetariane që përgatitet shumë thjeshtë dhe me pak përbërës.
Patëllxhanë në furrë
Sasia: 0
Përbërësit
- 2 patëllxhanë të mëdhenj
- 2 domatetë mëdha ose 200 gr domate të vogla
- 150 gr djathë mocarela ose djathë tjetër që shkrihet
- 75 gr ullinj të zinj
- pak kripë
- pak rigon
- pak piper
- pak vaj ulliri
Përgatitja
- Si fillim lajmë patëllxhanët dhe i presim në feta rreth 1cm të trasha. I hedhim kripë të trashë, i vendosim në një kullojëse me një pjatë sipër dhe i lemë kështu përreth gjysëm ore. Në këtë mënyrë patëllxhanët humbasin hidhërimën e tyre. Ndërkohë marrim domatet, i lajmë dhe i presim në copa të vogla.
- Presim në kubik edhe djathin. Më pas marrim fetat e patëllxhanit, i çajmë me majën e një thike. I vendosim më pas në një tavë me letër furri sipër. Mbi çdo fetë hedhim domate dhe ullinjtë e prerë hollë. I hedhim sipër kripë, vaj e rigon. I pjekim në furrë të nxehtë 200°C përreth 20-25 minuta.
- Më pas fikim furrën, nxjerrim tavën, i vendosim sipër fetave mocarelën e grirë dhe e vendosim përsëri tavën për disa minuta në furrën e nxehtë.
- Fetat e patëllxhanit janë gati për tu servirur. Mund ti shërbejmë si të nxhehta ashtu edhe të ftohta, Janë një garniturë e mirë për pjata mishi ose mund ti shërbejmë si antipastë.
11 comments
jeni artist me te vertet te guzhines me pelqejn shum gatimet tuaja
Faleminderit Elona!
Komplimente jeni me te vertete artiste i pelqej shume gatimet tuaja
patellxhanat shumeeee te mira provoni perseri receta te reja flm
faleminderit mira e na behet qejfi qe te kane pelqyer… mund te na shkruash pershtypjet e tua pas cdo recete te provuar.
shume te mira por kjo receta me patellxhane a mund te behet me djathe te bardhe
faleminderit elona
Pershendetje Elona,
Po mund të bëhen dhe me djathë të bardhe. Nëse është shumë i kripur, mos i hidhni kripë shtesë.
Keto ushqime te kenaqin ….shum flm per recetat qe na dergoni:-):-)
Je e mirëpritur Katia!
me pelqejne shuuuumee recetat e juaja,ju uroj suksese te vazhdueshme…
Faleminderit! gjithe te mirat!