Patate të pjekura

Patate të pjekura është shumë e thjeshtë dhe e shëndetshme. Patatet mund ti gatuajmë në shumë mënyra. Ky variant që ne sjellim përmban patate të pjekura në furrë që mund të shoqërojnë pjatanca të ndryshme mishi ose peshku.

Patate të pjekura

Sasia: 0

Përbërësit

  • 5-6 patate
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak majdanoz
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Marrim patatet, i lajmë mirë dhe më pas i thajmë me letër kuzhine. Me majën e një thike i shpojmë patatet në mënyrë që të mos plasin.
  • Ndezim furrën në 250°C dhe fusim patatet direkt mbi pllakën e furrës. I lemë të piqen kështu përreth 30-40 minuta. Më pas i nxjerrim nga furra dhe i qërojmë me kujdes.
  • I presim në mes ose më katërsh ( varet nga madhësia e patates), i vendosim në një enë. Sipër i hedhim vaj ulliri, kripë, piper dhe shumë majdanoz të grirë.
  • I trazojmë me kujdes. Këtë pjatë e shërbejmë si të ngrohtë ashtu edhe të ftohtë. është një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk.

Ju bëftë mirë

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krepa me perime

Këto krepa me perime janë vërtet te veçante, si nga mënyra e përgatitjes por edhe nga përbërësit. Ideal për të provuar diçka ndryshe, gjithashtu ne faqen tonë mund të gjeni recetën për krepa baze dhe krepa me Nutella.