Mish qengji në furrë me anginare

Mishi i qengjit mund të gatuhet në shumë mënyra. Ne këmi sjellë një recetë ndryshe, e kemi shoqëruar këtë mish që ka një shije të fortë me angjinare të cilat e thyejnë këtë shije. Po kështu, gjithmonë për ti hequr mishit këtë aromë të fortë, përpara se ta përgatisim, e vendosim të marinohet me verë dhe erëza të ndryshme.

Mish qengji në furrë me anginare

Sasia: 0

Përbërësit

  • 2 kg mish qengji pjesa e kofshës
  • pak verë e kuqe
  • pak kripë
  • pak piper
  • disa gjethe dafine
  • disa sherebelë
  • disa rozmarinë
  • pak vaj ulliri
  • Për garniturën

  • 6 angjinare
  • pak vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhre
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak majdanoz

Përgatitja

  • Marrim mishin dhe e vendosim në një enë të madhe ku hedhim verë, kripë dhe erëzat. E mbulojmë enën me qeskë kuzhine dhe e lemë kështu mishin të marinohet përreth gjysëm ore.
  • Më pas marrim një tavë dhe vendosim në të vetëm mishin pa hedhur lëngun, i hedhim vaj ulliri, disa dege rozmarinë dhe e vendosim në furrë të piqet. Kur e shohim që mishi është skuqur mirë nga të dyja anët e shuajmë me lëngun e mbetur në enë.
  • E lemë të piqet kështu në furrë përreth 40-45 minuta. Nqse shohim që sipër mishi skuqet shumë, mund ta mbulojmë me letër alumini. Ndërkohë që mishi piqet përgatisim angjinaret, (kliko këtu për të parë si përgatiten). E shërbejmë mishin e qengjit të ngrohtë të shoqëruar me angjinare.

Notes

Ju bëftë mirë

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Shishqebap me mish derri e perime

Shishqebapi përgatitet në mënyra të ndryshme. Mund ta përgatisim me mish derri, qengji, pule epo viçi të njomë. Ne, në këtë recetë i kemi përgatitur edhe me perime e salsiçe të freskëta. Shishqebapi përgatitet në çast, në momentin që do ta shërbejmë, pasi i ftohtë nuk ka shumë shije. Mishi i përgatitur shkohet në shufra druri ose metalike ose në degë dafine apo rozmarine, ( këto të fundit i japin akoma më shumë shije) dhe piqet në skarë apo mbi prush.

Qofte të vogla

Qoftet janë një ushqim që pëlqehet nga të gjithë. Janë një pjatë e dytë e shijshme por fare mirë mund të shërbehen edhe mbasdite të shoqëruar me një aperitiv. Ka shumë mënyra për të gatuar qoftet. Në masën e përgatitur për qoftet mund të fusim edhe perime. Kjo është një mënyrë e mirë për të bërë fëmijët të hanë edhe ato ushqime që në të vërtetë nuk i kanë ngrënë asnjëherë. Në këtë recetë, ne kemi sjellë një variant të përgatitjes së qofteve.

Pjatancë me mish në zgarë e sallatë rukola

Kjo është një pjatë shumë e thjeshtë, ku përbërësi kryesor është mishi i viçit. Duhet të jetë mish i zgjedhur, një filetë me trashësi 4-5 cm dhe duhet ta pjekim në zgarë jo më shumë se 5-6 minuta për anë. I vënë mbi një shtresë sallate rukola, dhe sipër pak parmixhan, është me të vërtetë një pjatë që shijohet në cdo stinë.