Mish pule me portokalle

Kjo pjatë është një pjatë e lehtë dhe e shëndetshme. Mishi i bardhë i kraharorit të pulës është shumë i mirë nëse gatuhet në mënyrën e duhur. Ky mish është i këshillueshëm edhe për fëmijët e vegjël. Kjo recetë e shpejtë është e përshtatshme edhe për ta. Mjafton pak mish i bardhë dhe portokalle dhe në pak minuta do të keni një pjatë të shijshme.

Mish pule me portokalle

Sasia: 0

Përbërësit

  • 300 gr mish i bardhë pule pjesa e kraharorit
  • 2 portokalle
  • pak kripë
  • pak vaj ulliri
  • pak miell

Përgatitja

  • Presim mishin në feta të holla. Në një pjatë hedhim pak miell dhe i kalojmë fetat e mishit në të.
  • Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe e lemë të nxehet. Shtojmë mishin dhe e skuqim nga të dyja anët. Më pas i hedhim kripë dhe lëngun e shtrydhur të dy portokalleve.
  • Ulim zjarrin dhe e mbulojmë tiganin me kapak. E lemë të bëhet me zjarr të ulët. E shërbejmë pjatën e ngrohtë të shoqëruar me pure patate ose me një sallatë portokallesh dhe ullinj.

Notes

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pjatancë me mish në zgarë e sallatë rukola

Kjo është një pjatë shumë e thjeshtë, ku përbërësi kryesor është mishi i viçit. Duhet të jetë mish i zgjedhur, një filetë me trashësi 4-5 cm dhe duhet ta pjekim në zgarë jo më shumë se 5-6 minuta për anë. I vënë mbi një shtresë sallate rukola, dhe sipër pak parmixhan, është me të vërtetë një pjatë që shijohet në cdo stinë.

Salcë kima

Kima (ose e quajtur tjetër ragu) është një salcë me bazë mishi të grirë, të cilën mund ta përdorim për ta përzier me makarona, oriz, perime të ndryshme, etj. Kjo lloj salce kërkon pak kohë në zierje, por përfundimi ia vlen mundimin e bërë.

Pule në tavë me Speca Gogozhare

Pula ne tave e gatuar me speca gogozhare është një pjatë shumë e shijshme. Shija majhoshe e speckave gogozhare i jep mishit të pulës një aromë e shije të veçantë. Kjo pjatë është ideale për drekat me miqtë pasi mund ta përgatisim më përpara.