Mish me surprizë

Kjo pjatë është një pjatë e dytë, por fare mirë mund të përgatitet dhe për një aperitiv. Ju ka qëlluar ndonjëherë që të keni gatuar shumë dhe ditën tjetër nuk dini se ç'të bëni me gjithë ushqimin e mbetur? Kjo është një nga ato receta që riciklon atë që na ka mbetur në frigorifer. Ne në këtë recetë kemi përdorur rolenë e pulës, por ju fare mirë mund të vini cdo lloj mishi që keni për momentin, mund të vini në vend të proshutës sallame të ndryshëm. është një recetë e shpejtë dhe e shijshme.

Mish me surprizë

Sasia: 0

Përbërësit

Përgatitja

  • Marrim një tavë dhe i shtrojmë letër furri. Vendosim një petë sipër. Mbi petën vendosim një fetë mishi, një fetë proshute, një fetë djathi. Vazhdojmë në këtë mënyrë duke alternuar të gjithë përbërësit derisa të mbarojnë.
  • I mbulojmë sipër me petën tjetër. Me ndihmën e një peneli e lyejmë sipër petën me të verdhën e vezës. Fusim tavën në furrë dhe e pjekim përreth 30 minuta në 200°C. Pasi është pjekur, e presim në feta dhe e shërbejmë pjatën të ngrohtë.

Ju bëftë mirë

0 Shares
2 comments
  1. po të mos isha vegjetariane do të haj atë mish me surpris “kjo do thot mos të isha vegjetariane” por në pergjithësi shumëëëë e mirr .Pershendetje nga Loloina nga Gjermania.Ich liebe dich Kosova & Shqipria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tavë balte me spinaq

Tavë balte me spinaq është një gatim mjaft interesant për tu provuar. Vlerat ushqimore te spinaqit dihen që janë të mëdha. Prandaj dhe recetën e sotme e kemi zgjedhur me këtë përbërës.