Në radhë të parë dua të falenderoj të gjithë ata që më ndihmuan dhe mbështetën në këtë projekt, të gjithë vizitorët e faqjes si dhe të gjithë ata që janë bashkuar ArtiGatimit.com në rrjete sociale si Facebook dhe Twitter.
Ka kaluar fiks një muaj pasi kemi publikuar recetën e parë dhe në këto momente numërohen më shumë se 50 receta gatimi të publikuara.
Janë qindra vizitorë që lexojnë recetat e ArtiGatimit çdo ditë dhe më shumë se 200 fansa në profilin e Facebook që vazhdojnë e rriten dita ditës. Nëse dhe ju jeni në Facebook, bëhuni Fan i Arti Gatimit. Gjithashtu mund të na gjeni dhe në Twitter.
Për të gjithë lexuesit që dëshirojnë të vihen në kontakt për pyetje, sugjerime apo për të kërkuar recetat e preferuara, mund të përdorin formën e kontaktit përkatës që ndodhet në menynë e faqes. Gjithashtu është mundësia që recetat tona ti merrni të parët në adresën email duke u abonuar falas nga forma e Newsletter që e gjeni në fund të çdo recete ose në bllokun anash.
ArtiGatimit në Facebook & Twitter
Faleminderit të gjithëve, dhe një herë dhe mirë u dëgjofshim me receta të tjera! Mos harroni që në fund të çdo recete është mundësia të bëni pyetje, komente ose thjesht mund të shkruani një falenderim. Nëse doni të komentoni gjithmonë me emrin tuaj, ju kujtoj se është mundësia që të rregjistroheni në faqe. Klikoni mbi Rregjistrohu nga lidhja në krye të faqes. Mirë u dëgjofshim!
1 comment
ESHTE E VERTETE QE DASHURIA VJEN NGA STOMAKU