Video Recete e Kremit pasticier

Kremi pasticier është një ndër kremërat më të përdorur në pasticeri. Këtë lloj kremi e përdorim për të mbushur ëmbëlsira të ndryshme. Është shumë i thjeshtë për tu përgatitur.

Video Recete e Kremit pasticier

Prep Time10 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time20 minutes
Course: Dessert
Cuisine: French, Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 230kcal

Video

Përbërësit

  • 500 ml qumësht
  • 6 të verdha vezësh
  • 180 gr sheqer
  • 70 gr miell
  • pak vanilje

Përgatitja

  • Ne një tenxhere hedhim më shumë se gjysmën e qumështit, e vëmë për të zjerë, hedhim në të edhe vaniljen. Ndërkohë që qumështi zien, rrahim vezët me sheqerin.
  • Qumështin e nxehtë e bashkojmë me pjesën tjetër të qumështit, kështu do të kemi qumësht të vakët dhe e hedhim me ngadale te vezët e rrahura, shtojmë më ngadalë dhe miellin.
  • Hedhim masën e përgatitur në tenxhere dhe e ziejmë në zjarr të ngadaltë derisa masa të trashet.
  • E heqim nga zjarri dhe e hedhim në një enë që të ftohet dhe e mbulojmë më qese të tejdukshme, duhet të kemi parasysh që qesja duhet të prekë kremin kështu që nuk formohet kore sipër. Pasi ftohet kremin mund ta përdorni sipas dëshirës.

Receta ku mund të përdorni kremin pastiçier mille foglie, krostata me fruta.

0 Shares
4 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mousse me Mjeder – Raspberries

Një recetë me fruta verore e thjeshte dhe ideale për pasditet e nxehta. Gjithsesi thjeshtësisë se recetës ju ftoj ta përgatisni disa orë më përpara, kështu ëmbëlsira ka kohë të mjaftueshme të pushojë ne frigorifer.

Kompekaj

Kompekaj është një ëmbëlsirë e njohur shqiptare. Procesi i përgatitjes se kësaj ëmbëlsire mund te duket i komplikuar, por rezultati ja velen ta provoni. Ndiqni gjithashtu video recetën e përgatitur posaçërisht.

Kadaif

Kadaif së bashku me bakllavanë janë ëmbëlsirat tipike për festat e fundvitit për gjithë shqiptarët. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë tjetër, duke i bërë rolè copat. Në këtë mënyrë prezantohet më bukur dhe është më i lehtë për tu shërbyer.