Totë me bukë – Receta Gatimi

Totë e ëmbël me bukë

Ju ka ngelur shumë bukë dhe nuk dini se ç'të bëni me të? Ne po ju japim recetë të ëmbël me bukën e mbetur. Kjo është një tortë që mund të bëhet me gjithçka na ndodhet në shtëpi. është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e mirë. Kjo tortë përgatitet me bukën e regjur në qumësht, e përzier me vezë e fruta të ndryshme. Një mënyrë e thjeshtë për të mos hedhur bukën e mbetur.

Totë e ëmbël me bukë

Sasia: 0

Përbërësit

  • 500 gr bukë
  • 2 gota qumësht
  • 120 gr sheqer
  • 2 mollë
  • 1 banane
  • pak arra ose bajame
  • 2 vezë

Përgatitja

  • Marrim bukën dhe e bëjmë copa të vogla me dorë, e hedhim në një enë të madhe. Sipër i hedhim qumështin e vakët. E lemë pak sa të regjet buka. Pastaj me një lugë e shtypim.
  • Hedhim vezët e rrahura me sheqerin, i trazojmë mirë, më pas shtojmë mollët e prera në copa dhe arrat. Marrim një tavë të rrumbullakët, i shtrojmë poshtë letër furri dhe hedhim masën e përgatitur.
  • Pasi e kemi sheshuar mirë me lugë, i shtrojmë sipër bananen e prerë në copa, e spërkasim sipër me pak sheqer. Tavën e vemë të piqet në furrë të nxehtë paraprakisht 200°C për 40-45 minuta.
  • Këtë tortë mund ta shërbejmë si të ngrohtë edhe të ftohtë. Ditën tjetër do të jetë akoma më e mirë.

Ju bëftë mirë

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë me dardhë

Torta me dardhë është një ëmbëlsirë që mund ta hamë në çdo moment, për mëngjes të shoqëruar me një gotë qumësht ose mbas dite me një filxhan çaji. Pëlqehet nga të gjithë, fëmijë e të rritur. Ka shumë receta për të gatuar këtë ëmbëlsirë. Ne sot kemi zgjedhur një recetë të thjeshtë e shumë të shpejtë.

Hallvë fshati – Ëmbëlsirë

Kjo hallvë është një pjatë e 'varfër' dhe e thjeshtë. Këtë recetë na e gatuante gjyshja kur nuk kishte shumë përbërës në dispozicion. Një ëmbëlsire e thjeshtë dhe e mirë sidomos ne ato raste kur keni pak kohe ne dispozicion për te gatuar!