Tortë me kakao

Torte me kakao është një ëmbëlsirë e thjeshtë për tu përgatitur dhe shumë e mirë që bën të lumtur të gjithë e sidomos fëmijët. Ne, këtë tortë e kemi zbukuruar me figurën e maces Kitty, shumë e dashur për fëmijët, por secili mund ta zbukurojë sipas dëshirës, ose thjesht mund ta lemë edhe pa zbukurim. Në përgatitjen e tortës mund të bëjmë edhe fëmijët pjesëmarrës që të na ndihmojnë.

Tortë me kakao

Sasia: 0

Përbërësit

  • 200 gr miell
  • 150 gr sheqer
  • 100 gr gjalpë
  • 3 vezë
  • 75 ml qumësht
  • 30 gr kakao
  • 1 pako me maja për ëmbëlsira
  • pak kripë
  • Përbërësit për zbukurim

  • 1 pako sheqer pluhur
  • disa rruaza sheqeri
  • 2-3 manaferra
  • 1 formë Hello Kitty

Përgatitja

  • Në një enë hedhim të verdhat e vezëvë dhe sheqerin. Fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik derisa të kemi një përbërje si shkumë. Më pas shtojmë ngadalë gjalpin e shkrirë. Në një enë tjetër bashkojmë miellin me kakaon dhe majanë. Këtë përbërje e hedhim te ena tjetër me vezë, duke e alternuar me qumështin. I trazojmë me ngadalë me një lugë druri. Shtojmë me ngadalë dhe të bardhat e vezëve të cilat i kemi rrahur më parë. Bashkojmë mirë të gjithë masën dhe e hedhim në një tavë të rrumbullakët të cilën e kemi lyer paraprakisht me pak gjalpë dhe miell.
  • E vendosim në furrë 180°C të nxehur paraprakisht dhe e lemë të piqet përreth 40 minuta. Më pas e lemë të ftohet, dhe pasi është ftohur e heqim nga tava dhe e vendosim në një pjatancë. Marrim formën dhe e vendosim sipër tortës, me anën e një site hedhim sheqerin pluhur. Heqim formën dhe vazhdojmë të zbukurojmë tortën. Vendosim 2 manaferra te sytë e maces, 1 tjetër te kordelja dhe bëjmë hundën dhe buzët me rruazat e sheqerit. Këtë tortë mund ta zbukurojmë në shumë mënyra, sipas fantazisë së momentit.

Notes

Përgatitja - Torte me kakao

Ju bëftë mirë

0 Shares
21 comments
  1. shum e bukur mirpo spo e kuptoii 100 gr gjalp qfar eshte se spo e kuptoi mos eshte margarin apo flm per mirkuptim ju pershendes

    1. Margarina tek familja e yndyrerave futet per eshte me mire te perdoresh gjalpe.

      Gjalp – Shqip
      Burro – Italisht
      Butter – Anglisht

      Nuk e di ke kupton nga keto fjale!

      Gjithe te mirat!

        1. titi flm shum qe tregove qe xhalp osht butter se shum receta skom mujt mej pregatit se nuk e disha nese edin dhe majana qfar esht se nuk po ekuptoj me trego klm te pershendes

          1. Maja eshte ajo substanca qe ndihmon perberjen te ngrihet (fryet) – Ka shume lloje te tilla.

            Anglisht: baker’s yeast
            Italisht: lievito

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Akullore me pana

Akullore me pana e përgatitur në shtëpi ka shumë avantazhe pozitive. Produktet mund ti zgjedhim cilësorë dhe mund të përgatitet pa shtuar konservantë ose ngjyrues ushqimorë.

Caramel Flan

Mendojeni këtë Caramel Flan si një krem karamel gjigant. Kjo ëmbëlsirë flan kremoze është shumë e njohur në vendet latine dhe ka një mori recetash për ta përgatitur

Makarona Spaghetti në Wurstel

S'keni shumë kohë dhe nuk keni përgatitur asgjë për drekë për fëmijët tuaj? Ja një recetë e shpejtë dhe e thjeshtë që do të bëjë të lumtur fëmijët tuaj dhe jo vetëm. Kjo është një pjatë që pëlqehet nga gjithë familja. Në përgatitjen e kësaj pjate merrni dhe fëmijët t'ju ndihmojnë, të fusin fijet e spaghettit në copat e wurstelit. është e sigurt që përveçse do të zbaviten, kjo pjatë do t'ju shijojë shumë.

Pekmez mëni

Përgatitja e pekmez mëni është një traditë e vjetër shqiptare. Pekmezi se bashku me një luge tahini, e benë mëngjesin plote shijë. Lexoni se çfarë ju nevojitet për një pekmez sa më cilësorë.

Kadaif

Kadaif së bashku me bakllavanë janë ëmbëlsirat tipike për festat e fundvitit për gjithë shqiptarët. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë tjetër, duke i bërë rolè copat. Në këtë mënyrë prezantohet më bukur dhe është më i lehtë për tu shërbyer.