Torta Mimoza – Ideale për Festen e 8 Marsit

Kjo tortë i dedikohet të gjitha grave shqiptare kudo janë. Gëzuar 8 Marsin!

Torta Mimoza

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 180kcal

Video

Përbërësit

Përgatitja

  • Për të përgatitur Torta Mimoza, marrim pandispanjën dhe me një thikë të madhe presim koren sipër të tortës.
  • Me një thikë të vogël heqim me kujdes pjesën brenda të pandispanjës, dhe e lëmë veçantë, do të na duhet në fund për të bërë lulet e mimozës.
  • Marrim kremin pasticier dhe e bashkojmë me panën që kemi rrahur paraprakisht me 100 gr sheqer pluhur. Pasi e kemi perzier mirë, heqim veçantë më pak se gjysmën e kremit (do të na duhet për të lyer tortën sipër).
  • Në kremin hedhim ananasin e prerë në copa të vogla, e përziejmë e më pas mbushim tortën brenda me këtë krem, vëmë pjesën sipër të pandispanjës dhe e lyejmë të gjithë tortën me kremin që lamë veçantë.
  • Më pas e zbukurojmë me kujdes me pjesën e brendshme të pandispanjës të cilën e kemi prerë në copa të vogla dhe i kemi dhënë formë të rrumbullaket.
  • Torta Mimoza është gati. E vemë tortën në frigorifer për të paktën 3 – 4 orë. Mund ta shërbejmë me fruta të fresketa sipas dëshirës.

Torte me çokollate

Gëzuar 8 Marsin!

0 Shares
10 comments
    1. Kristina mund te shikosh videon persa i perket kremit pasticier, i cili eshte nje krem me baze veze, qumeshti, sheqeri qe gjen nje perdorim te gjere ne pastiçeri.
      Nqse ke ndonje gje te paqarte na shkruaj perseri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pekmez mëni

Përgatitja e pekmez mëni është një traditë e vjetër shqiptare. Pekmezi se bashku me një luge tahini, e benë mëngjesin plote shijë. Lexoni se çfarë ju nevojitet për një pekmez sa më cilësorë.

Reçel Fiku

Sot po japim recetën e reçelit të fikut të cilin mund ta shijojmë edhe më vonë, kur në treg të mos e gjejmë më këtë frutë kaq të shijshëm.

Tortë me çokollatë e spec djegës

Kjo tortë në formë zemre është ideale për të festuar festën e Shën Valenitinit dhe jo vetëm. Kjo është një tortë që mund ta gatuani në çdo moment që keni dëshirë për një ëmbëlsirë të veçantë. Shija e çokollatës kombinon shumë me specin djegës. Provojeni dhe do të jem e sigurt që do të jetë një nga tortat që do të përgatisni shpesh.