Torta e të Dashuruarëve

Është një tortë vërtet e shijshme dhe jo shumë e vështire për tu përgatitur, është thjesht një pandispanjë e mbushur me krem gjalpi me çokollate. Mund ta përgatitni për çdo rast të veçantë.

Torta e të Dashuruarëve

Sasia: 0

Përbërësit

  • 75 gr miell
  • 75 gr niseshte patateje
  • 5 vezë
  • 150 gr sheqer
  • pak kripë
  • pak vanilje pluhur sipas dëshirës
  • Përbërësit për Kremin e çokollatës

  • 50 gr ujë
  • 6 të verdha vezësh
  • 150 gr sheqer
  • 100 gr çokollatë të zezë
  • 175 gr gjalpë në temperaturë ambienti
  • Përbërësit për shurupin për të lagur pandispanjën

  • 100 ml ujë
  • 50 gr sheqer
  • 50 ml rum ose pije tjetër sipas dëshirës

Përgatitja

  • Në radhë të parë ndezim furrën 180°C, në mënyre që kur të fusim tavën, furra të jetë tashmë e ngrohtë.
  • Fillojmë me përgatitjen a pandispanjës.
  • Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat. I hedhim në dy enë të mëdha. Me anë të një rrahësi elektrik, rrahim të verdhat e vezëve me gjysmën e sheqerit derisa të arrijmë një masë të fryrë në ngjyrë te verdhë të hapur. Rrahim tani edhe të bardhat e vezëve me pak kripe ( mos harrojmë të lajmë mirë rrahëset përpara), pas disa minutash shtojmë edhe sheqerin e mbetur, vazhdojmë ti rrahim derisa të arrijmë një shkumë të bardhë e që të mos bjerë nga ena.
  • Bashkojmë të bardhat e vezëve me të verdhat duke pasur kujdes që ti trazojmë gjithmonë nga lart poshtë me ngadalë. Bashkojmë miellin me niseshte edhe pak vanilje (në qoftë se dëshironi) dhe i hedhim me anë të një site në enën ku kemi vezët. I bashkojmë me kujdes me anë të një luge druri derisa të kemi një përbërje homogjene.
  • Lyejmë me gjalpë e me pak miell një tavë të rrumbullaket me diametër 24 cm. Hedhim përgatitjen në tavë.
  • Fusim tavën në furrë 180°C për 35-40 minuta pa e hapur asnjëherë furrën në gjysmë orën e parë të pjekjes. Heqim tavën nga furra, e lëmë të ftohet e pastaj heqim pandispanjën nga tava.
  • Përgatitja e kremit të çokollatës

  • Ndërkohë që pandispanja piqet në furrë ne mund të përgatisim kremin.
  • Fillojmë duke vënë në një tenxhere sheqerin me ujë, i vëmë në zjarr të ulët duke i trazuar shpesh derisa sheqeri të shkrije komplet, në këtë moment nuk e trazojmë më, dhe (nqs kemi) masim me një termometër sheqeri temperaturën e shurupit, duhet të arrijë 121°C.
  • Ndërkohë me anë të një rrahësi elektrik, fillojmë të rrahim të verdhat e vezëve duke i shtuar shurupin e sheqerit, vazhdojmë ti rrahim fort derisa të shohim që sheqeri është ftohur. Në një enë tjetër hedhim gjalpin në temperaturë ambienti dhe e shtypim me lugë derisa ta bëjmë kremoze. Shtojmë gjalpin e zbutur tek ena me vezët e rrahura. Vazhdojmë ti rrahim fort deri sa të formohet një shkumë. çokollatën e bëjmë në copa të vogla dhe e shkrijmë në banjomaria. Pasi ajo është ftohur e shtojmë te kremi i gjalpit. Vazhdojmë akoma ti rrahim fort derisa të shohim që të çokollata është bashkuar mirë me të gjithë përbërësit e tjerë dhe masa e përgatitur të jetë e fryrë. Kremin e përgatitur e vendosim në frigorifer.
  • Përgatitja e shurupit

  • Në një tenxhere shkrijmë sheqerin me ujë dhe rumin ose ndonjë pije tjetër sipas dëshirës. E lëmë të ftohet sherupin.
  • Përgatitja e tortës

  • Marrim pandispanjën që tashmë është ftohur dhe e presim në mes horizontalisht. E lagim pjesën poshtë (lagim pak edhe pjesën e siperme) me sherupin e pergatitur. Lyejme pjesën e poshtme me kremin e pergatitur, i vemë pjesën e sipërme dhe e zbukurojme tortën sipas deshirës me kremin. E fusim kremin në një shiringe ose xhep (nga ato që përdoren në pasticeri) dhe e zbukurojmë sipër. Nqs nuk e keni këtë mjet mund të përdorni edhe një qese të vogel dhe ti bëni një vrime të vogël e filloni ta zbukuroni tortën.

Notes

Përgatitja e pandispanjës

Ju bëftë mirë!

Foto nga Torta e të Dashuruarëve!

Nëse ju pëlqeu kjo recetë, shpërndajeni ne rrjetet sociale, gjithashtu mos harroni të na ndiqni në Facebook dhe Twitter!

1 Shares
16 comments
  1. “dashuria esht dhe mbetet pergjithmone”…….sikur te ishte e vertet kjo shprehje

    torta duket mmm ……ma do mendja se nuk piqet ne furra te zakonshme

    1. Vertet duhet te jet shum e shijshme dhe do te doja ta beja ne shtepi por nje gje nuk esht e qart , me cfar u perzje gjalpi dhe ku u perdor cokollata . Do mundohem ta gatuaj vet duke perdorur idet e mija , po vetet do tu a dija per faleminderit ne qoft se do me kthenit pergjigje se me cfar perzihet gjalpi dhe cokollata. Pres te ndegjoj from ju.

      me respekt dhurata

      1. Dhurata ke te drejte. u munduam ta spjegojme me qarte tani. besoj se do ta kesh te qarte. te falenderojme e na shkruaj per cdo gje. gjithe te mirat!

      2. shum faleminderit qe me kthyet pergjigje po e kuptoj . kur ta bej do tju dergoj nje photografy.

        me respekt

        dhurata

  2. Ju lutem a keni mundesi masen e miellit ta shkruani me luge gjelle sepse nuk kemi vage te vogel per ta matur me gram

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Bigné (Pasta shu)

Pasta shu është brumë i zier dhe i pjekur në furrë. Kjo lloj paste nuk ka nevojë për forma, pasi piqet thjesht në një tavë me letër furri sipër. Me të krijojmë forma të vogla ( bigné), të cilat pasi janë ftohur i mbushim me kremëra të ndryshëm si kremi pastiçier, kremi me çokollate apo reçel.

Tortë super çokollatë

E kush nuk e pëlqen çokollatën? Kjo tortë është pikërisht për ata persona që e adhurojnë këtë ëmbëlsi. Kjo tortë është një pandispanjë me çokollatë e mbushur me krem çokollate.

Biskota të mbushura me mollë

Këto biskota të mbushura me mollë janë ëmbëlsira shumë të shijshme dhe të thjeshta për tu përgatitur. Kombinimin mund ta bëni edhe me reçel të ndryshëm, por mbushja me mollë dhe kanellë i jep një arome të veçante.