Qofte e Mbushur

Super Qofte e mbushur

Kjo është një pjatë për gjithë familjen. E kush nuk i pëlqen qoftet!Në këtë recetë ne japim një mënyrë të veçantë për ti përgatitur ato: një qofte rolè e mbushur brenda me djathë e proshutë. Një recetë e shpejtë dhe sidomos e shijshme.

Super Qofte e mbushur

Sasia: 0

Përbërësit

  • Përbërësit për qoften

  • 800 gr mish viçi i grirë
  • tre-katër feta buke te thatë
  • 1 kokërr vezë
  • 2-3 thelpinj hudhre
  • 1 kokërr qepë
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak majdanoz
  • pak rigon
  • Per mbushjen brenda

  • 100 gr proshutë<
  • 100 gr mortadela
  • 100 gr djathe i prerë në feta tip ementaler

Përgatitja

  • Në një enë të madhe përziejmë mishin me bukën e thatë të grirë. Pastaj hedhim edhe qepën e grirë hollë, hudhrën, vezën dhe erëzat e grira.
  • I përziejmë mirë, pastaj i japim masës së përgatitur një formë të rrumbullakët dhe e lemë për pak kohë kështu,( gjysëm ore ose dhe një orë), në këtë mënyrë përzihen më mirë të gjitha aromat.
  • Pastaj marrim një letër furri e mbi të shtrojmë qoften, e shtypim me dorë derisa të marrë formën e një pete, dhe sipër i shtrojmë proshutën, mortadelën dhe djathin.
  • Pastaj fillojmë ta mbyllim me kujdes me ndihmën e letrës së furrit, e bëjmë si një karamele dhe e pjekim ne furrë 180° për një orë.
  • E nxjerrim nga furra, e lemë të ftohet pak e pastaj e presim në copa.

Notes

Ju bëftë mirë

0 Shares
13 comments
  1. A din dikush te me tregoj si behen qebapat?Kush din ju lutem ta shkruaj receptin.Qebapat jan specialiteti numer nje ne Kosove.

    1. Merret 1kg mish i grire,i i cili kalohet per te dyten here ne makinen grirese,se duhet ,ie jete sa me i imet,pastaj qepa po e grire shume holle ,,i hellim niseshte,,veze,ereza sipas deshires,qe brumi te bashkohet qe te jete i forte,,i hellim nje solucion qe quhet Lillcei cili blihet te neranxi,,i hellim nje luge kafe lillce jo me shume ,,pastaj ushtrojme shume force per te bere brumin e Qebabve sa te na dalin djersa,se brumi duhet te behet i forte,pastaj lyejme duart me val ulliri,dhe lyejme brumin nga jashte e leme ne frigorifer te fresku .dhe me vone e perdorim.

  2. pershendetje,, ju lutem me tregoni ,, si pergaditet bakllava ,, me pet ,, te bleme,, dmth me pet te gatshme si shkon procedura e saj ju lutem me shkruani ,,

    1. per bakllavan na duhen.
      arra gjysem kg
      gjalp gjysem kg
      1 filxhan kafe vaj
      pak kanell.vanilje
      per shurupin duhet.
      1.5 kg sheqer
      uje 2 kg
      llogarisim petet qe bakllavaja te dale me tre shtresa
      shtrojme shtresen e pare hedhim arrat
      shtrojm shtresen e dyte hedhim arrat
      hedhim dhe shtresen e trete ,dhe e presim ne form rombi ose ne forme luleje e vem per ta pjekur filimisht 50 .0c 1 ore pastaj rritet temperatura deri ne 180.0c per tre ore .nderkohe kemi vene shurupin e leme te zieje derisa te trashet para se ta heqim nga zjarri i hedhimkanellen edhe vaniljen bakllavaja duhet te jete e ftohte ndersa shurupi i nxete por ti ket rene pak vala ,shpresoj tu kem ndihmuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pulë e mbushur me fasule

Pula e mbushur me fasule e sallam pikant është një pjatë e dytë që ia vlen të gatuhet e të shijohet. Shija e kësaj pjate është e veçantë pasi ndërthuret pikantja e sallamit me atë majhoshe të limonit. Përgatitja e pjatës është shumë e thjeshtë.

Pulë me perime

Mishi i pulës mund të gatuhet në mënyra nga më të ndryshmet. Në këtë recetë ne e kemi sjellë të gatuar me perime të ndryshme. Kjo është një pjatë shumë e shijshme dhe jo shumë e vështirë në përgatitje.

Gjelle me presh dhe mish

Le të shfrytëzojmë deri ne fund atë qe na jep toka me recetën e radhës, gjelle me presh dhe sigurisht ndonjë copë mishi. Recetë shumë e thjeshtë për tu ndjekur dhe për të mos humbur traditën e "gjellëtoreve"!