Kungulli është shumë i mirë sepse është i pasur me karrotinë, vitamina B1, B2, PP, A e C dhe i varfër në kalori.Ai gjen një përdorim të gjerë në kuzhinë, duke filluar nga mezetë e ndryshme, makaronat, orizi e deri tek ëmbëlsirat e tortat e ndryshme. Në këtë recetë ne japim një variant të gatimit të kungullit, një supë krem. Kjo supë është një pjatë e lehtë, e shëndetshme dhe e thjeshtë për tu gatuar. është shumë e mirë edhe për fëmijët e vegjël.
Supë krem me kungull
Sasia: 0
Përbërësit
- 250 gr kungull
- 1 patate
- 2 copë presh pjesa e bardhë
- pak gjalpë
- borzilok
- majdanoz
- sherebelë
- rozmarinë
- kripë
- piper
- kanellë
Përgatitja
- Në një tenxhere hedhim pak gjalpë. Shtojmë preshin e prerë dhe e kavërdisim ngadalë. Më pas hedhim pataten dhe kungullin e prerë në copa. Shtojmë pak ujë ose brodo ( deri sa të mbulohen perimet). Hedhim pak kripë dhe të gjitha erëzat të lidhura me fill kuzhine.E mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë ngadalë.
- Pas 20-30 minutash supa do të jetë gati. Heqim erëzat nga tenxherja. Grijmë masën e përgatitur me grirësin elektrik derisa të arrijmë të kemi një krem në ngjyrë portokalli. Hedhim kremin e përgatitur në pjata, shtojmë kanellën pluhur. Nëse dëshirojmë mund ta shoqërojmë këtë supë me copa të vogla buke të thekur.
4 comments
qenkan dhe me video kto…..ti nerti je ajo qe flet ? :P
recet e thjesht qenka…do e bej
Po, jemi duke u munduar ti bejme edhe me video recetat. Keshtu jane me te lehta per tu kuptuar. Provoje receten dhe na shkruaj rezultatin.
po eshte e vertete me lehte me vjen per ta kuptuar kur e shoh dhe videon keni bere nje pun te persosur ju faleminderit .PO ATO EREZAT CFAR MUND TE JEN PER SHEMBULL NESE KENI MUNDESI TE ME TREGONI……
Erezat jane : sherebele, gjethe dafine, rozmarine.