Sallatë ruse

Sallata ruse është një pjatë e ftohtë, tipike e kuzhinës ruse, e njohur në gjithë botën. Eshtë një pjatë shumë e shijshme, me bazë perime të ziera të përziera me majonezë. Ekzistojnë shumë variante të kësaj pjate. Për sallatën ruse ne po japim versionin më të thjeshtë.

Sallatë ruse

Prep Time15 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time25 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Global
Keyword: antipaste
Sasia: 4 persona
Kalori: 200kcal

Video

Përbërësit

  • 3 karrota
  • 200 gr bizele
  • 3 patate
  • 50 gr kastraveca turshi
  • 2-3 vezë
  • pak uthull
  • pak kripë
  • vaj ulliri
  • 300 gr majonezë

Përgatitja

  • Pasi i kemi qëruar dhe larë karrotat dhe patatet i presim ne kubik të vegjël. Në një tenxhere me avull vëmë të ziejnë karrotat, patatet dhe bizelet.
  • Pasi janë zier, i lemë të ftohen. Ndërkohë ziejmë edhe vezët dhe i lemë edhe këto të ftohen. Ju këshillojmë që vezët ti nxirrni gjysmë ore përpara se ti zieni dhe në ujë të hidhni pak uthull. Kështu veza do të jetë perfekte për sallatën ruse.
  • Marrim një enë të madhe ku hedhim të gjitha perimet, kastravecët e prerë, vaj ulliri, pak uthull, pak kripë. Më pas bashkojmë majonezën dhe një vezë të prerë në copa të vogla.
  • Sallatën e përgatitur e lëmë në frigorifer për të paktën një orë përpara se ta shërbejmë. Më pas mund ta zbukurojmë edhe me vezët e ziera sipër, të prera në mes.

Receta per Majonez përgatitur në shtëpi

0 Shares
3 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Speca gogozhare

Speca gogozhare janë shoqërueset e shumë pjatave në stinën e dimrit. Kjo recete është shume e thjeshte për tu përgatitur dhe specave mund ti konservojmë shijen dhe vlerat për një kohe të gjatë. Për të përgatitur gogozhare preferohet speci me shume tul kurse ngjyra sipas preferencës.

Sallatë Cezar me pulë

Mënyrat për të përgatitur sallatë cezar janë nga më të larmishmet. Kjo mund të përdoret si meze në dreka dhe darka familjare. Përgatiteni salcën për cesar disa orë më parë kështu shija është akoma më e fortë dhe sallata akoma më e shijshme.

Qofte bollgur

Propozojmë këto qofte bollgur shumë të shijshme, duke parë se dhe bollguri rekomandohet të përfshihet në menynë ushqimore. Këto janë qofte të veçanta dhe ideale për okazione festash. Me bollgur kemi përgatitur edhe disa recetat të tjera që ju ftojmë ti lexoni nga lidhja ne fund të recetës.