Sallatë e zier me gjethe rrepash

Gjethja e rrepave është shumë e mirë, dhe ngjason me spinaqin. Mund ta gatuajmë të zier në ujë ose në avull, me vaj sipër dhe kështu shoqëron pjatanca të ndryshme mishi ose peshku. Në këtë recetë, ne e sjellim në një variant si sallatë që mund ta hamë si meze për të hapur oreksin ose thjesht mund të shoqërojmë një pjatë mishi.

Sallatë e zier me gjethe rrepash

Sasia: 0

Përbërësit

  • 1 kg gjethe rrepash të freskëta
  • 2-3 qepë të njoma
  • 1 gjethe dafine
  • 1 degë sherebele
  • pak kripë
  • pak piper
  • 1 limon
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Marrim gjethet e rrepave dhe i lajmë mirë. Në një tenxhere hedhim gjethet e lara dhe qepët e njoma të prera hollë. Shtojmë dhe gjethen e dafinës, sherebelën dhe kripën.
  • I shtojmë dhe pak ujë, (gati 1 filxhan kafeje). I lemë të ziejnë përreth 10 minuta.
  • Më pas i heqim, nqse ka akoma pak ujë i kullojmë, heqim gjethen e dafinës dhe të sherebelës. Më pas i vendosim në pjatë dhe i lemë të ftohen. Ndërkohë përgatisim salcën për tija hedhur sipër.
  • Në një tas hedhim 3 lugë vaj ulliri, lëng limoni, piper dhe pak kripë. I trazojmë mirë dhe këtë salcë ia hedhim sipër gjetheve. Kjo pjatë është ideale të shërbehet e ftohtë.

Ju bëftë mirë


0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Angjinare në tigan

Angjinarja e stufuar në tigan është një pjatë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë në përgatitje. Kjo pjatë mund të jetë një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk. Por mund të jetë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët sepse angjinarja ka shumë veti ushqimore.

Sallatë greke

Ka shumë versione për të përgatitur sallatë greke. Ajo mund të përgatitet me mish pule, me qiqra apo edhe me kos të bardhë. Ju këshillojmë ta provoni edhe me karkaleca deti.