Pulë me Kunguj e Rukola

Kjo është një mënyrë e veçantë për të gatuar pulën, më saktësisht mishin e bardhë të pulës (pjesën e kraharorit). Një pjatë e thjeshtë për tu përgatitur, dhe e shpejtë sepse mishi i bardhë piqet shumë shpejt. Mishin e shoqërojmë me kunguj dhe sallate rukola.

Pulë me Kunguj e Rukola

Sasia: 0

Përbërësit

  • 400 gr mish pule pjesa e bardhë, e kraharorit
  • 2-3 kunguj te vegjël
  • 1 domate
  • 100-150 gr sallate rukola
  • disa gjethe sherebele
  • pak kripë
  • pak vaj ulliri
  • pak miell

Përgatitja

  • Presim mishin në copa të vogla, e lyejmë me pak miell. Ne një tigan hedhim pak vaj ulliri dhe e vëmë në zjarr, hedhim mishin, e skuqim nga të dyja anët. Kungujt, pasi i kemi larë i presim në copa të vogla, dhe i bashkojmë me mishin.
  • I kavërdisim bashkë me mishin e më pas i shtojmë dhe domaten prerë në copa të vogla. I shtojmë gjethet e sherebelës, pak kripë. Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë me zjarr të ulët, pas disa minutash mund ti shtojmë pak ujë, rreth 100 ml.
  • Pasi është zier, e fikim zjarrin dhe në momentin e fundit shtojmë rukolën. E shërbejmë pjatën e ngrohtë.

Notes

Ju bëftë mirë!

pule-kunguj-rukola-recete-gatimi-te-shpejta-food-network

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Qofte me bizele

Receta e qofteve me bizele na vjen nga nje lexuese e rregullt e faqes tone, Silvana të cilën e falenderojmë shumë. Këto qofte janë te shpejta e të mira. Këtë pjatë mund ta shërbejmë edhe si pjatë të vetme.

Super Qofte e mbushur

Kjo është një pjatë për gjithë familjen. E kush nuk i pëlqen qoftet!Në këtë recetë ne japim një mënyrë të veçantë për ti përgatitur ato: një qofte rolè e mbushur brenda me djathë e proshutë. Një recetë e shpejtë dhe sidomos e shijshme.