Perime te Pjekura

Perime të pjekura në furrë

Perimet janë të domosdoshme për shëndetin tonë. Kjo recetë është ideale edhe për kë dëshiron të mbajë dietë, për vegjetarianët apo thjesht për të shoqëruar një pjatë mish. është një recetë e thjeshtë për tu bërë pasi mjafton te vendosësh perimet siç janë në furrë e më pas i qërojmë e i presim në copa. Mund të përdorim perime të ndryshme.

Perime të pjekura në furrë

Sasia: 0

Përbërësit

  • 2 qepë
  • 1 spec i kuq i madh
  • 2-3 patëllxhan
  • 2 thelpinj hudhra
  • pak vaj ulliri
  • pak kripë

Përgatitja

  • Marrim perimet dhe i lajmë, i thajmë me një letër kuzhine dhe i fusim në furrë.
  • I vemë direkt mbi telin e furrës. I pjekim përreth 30-40 minuta, derisa kur të shohim që perimet janë zbutur. Më pas i heqim, i vendosim në një pjatë, i qërojmë me kujdes, i presim në copa.
  • Marrim një pjatë ku vendosim perimet e prera. I hedhim sipër vaj ulliri, kripë, rigon e hudhër të girë hollë.
  • Këtë pjatë mund ta shërbejmë si të ngrohtë edhe të ftohtë.

Ju bëftë mirë

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Lakra turshi – Receta Gatimi

Lakra turshi është pjesë e kuzhinës shqiptare për stinën e dimrit. Lakra turshi është një ushqim që fal përmbajtjes së saj ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekujlibrit biolgjik të organizmit.

Pure qiqra

Qiqrat janë më energjiket dhe më ushqyeset të familjeve të legumeve. Ato kanë përmbajtje të lartë në proteina. Kjo është receta për përgatitjen e pure me qiqra.