Makarona Spaghetti në Wurstel

S’keni shumë kohë dhe nuk keni përgatitur asgjë për drekë për fëmijët tuaj? Ja një recetë e shpejtë dhe e thjeshtë që do të bëjë të lumtur fëmijët tuaj dhe jo vetëm.

Makarona Spaghetti në Wurstel, është një pjatë që pëlqehet nga gjithë familja. Në përgatitjen e kësaj pjate merrni dhe fëmijët t'ju ndihmojnë, të fusin fijet e spaghettit në copat e wurstelit. është e sigurt që përveçse do të zbaviten, kjo pjatë do t'ju shijojë shumë.

Makarona Spaghetti në Wurstel

Prep Time15 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time25 minutes
Course: First plate
Cuisine: Italian
Keyword: makarona
Sasia: 2 persona
Kalori: 170kcal

Video

Përbërësit

  • 160 gr spaghetti
  • 2 wurstel salsiçe
  • pak vaj ulliri
  • pak kripë
  • 1 lugë djath parmixhan të grirë

Përgatitja

  • Për të përgatitur makarona spaghetti në wurstel, si fillim mbushim një tenxhere me ujë dhe e vëmë të ziejë. Ndërkohë që presim të ziejë ujë, marrim salsiçet dhe i ndajmë në copa 2-3 cm. Marrim fijet e spaghettit dhe i fusim tek copat e wurstelit.
  • Kur uji të ketë zier, hedhim pak kripë në të, e pastaj hedhim makaronat të ziejë. Pasi kanë zier, i hedhim në pjatë. Nuk duhet të kaloj shumë kohë.
  • Sipër i hedhim vaj ulliri dhe djathë parmixhan të grirë. Receta për makarona spaghetti në wurstel është gati në një kohë fare të shkurtër.

Receta për makarona shtepie me patate

Ju bëftë mirë

0 Shares
3 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Noodles – Makarona Orizi me Perime

Noodles është emri i makaronave të gjata tipike i kuzhinës aziatike e orientale. Janë pak a shumë të ngjashëm me makaronat spageti por 'noodles' janë me përbërje të ndryshme si psh. prej soje ose orizi. Në këtë recetë ne përgatisim noodles orizi me perime. është një pjatë e shijshme që këshillohet të hahet me shkopinj.

Xinkali

Khinkali është një pjatë me origjinë gjeorgjiane mjaft e shijshme. Janë si tip torteli gjigant me mbushje brenda. Mund të kenë mbushje të ndryshme si me kërpudha, patate apo djathë por zakonisht preferohet ajo me mish.