Makaronat janë një pjatë e shpejtë dhe e thjeshtë për tu përgatitur. Mund ti gatuajmë në mënyra të ndryshme. Ne sot ju propozojmë një recetë ku makaronat i përziemë me lakra të egra të cilat jo shumë persona mund ti pëlqejnë veçantë. Por të përgatitura me makaronat, janë me të vërtetë të shijshme.
Makarona spaghetti me lakra të egra
Sasia: 0
Përbërësit
- 400 gr spaghetti
- 600-700 gr lakra të egra
- 1-2 thelpinj hudhre
- pak spec djegës i freskët
- 2-3 domate të freskëta
- pak kripë
- pak vaj ulliri
- pak djath parmixhan të grirë
Përgatitja
- Lajmë mirë lakrat në ujë të rrjedhshëm. I vendosim të ziejnë në një tenxhere me ujë të bollshëm. I hedhim pak kripë dhe i lejmë të ziejnë për disa minuta.
- Marrim një tigan, i hedhim pak vaj, hudhrën e grirë hollë, pak spec djegës. I vemë në zjarr të ngadaltë, i kapërdisim pak. Hedhim më pas lakrat e kulluara.
- I kapërdisim mirë e më pas hedhim domatet e grira. Shtojmë pak kripë dhe i mbulojmë me kapak. Ndërkohë në ujin që kemi zier lakrat hedhim makaronat. Kur të jenë zier i kullojmë dhe i bashkojmë me salcën e përgatitur.
- I trazojmë mirë dhe më pas i hedhim në pjata dhe i shërbejmë me parmixhan të grirë sipër.