Kofshë gjel deti me kërpudha

Kjo recetë është një recetë e veçantë dhe shumë e mirë. Zakonisht kjo kofshë gatuhet në furrë me erëza të ndryshme dhe e shoqëruar me patate furre.

Kofshë gjel deti me kërpudha është një recetë e thjeshtë për tu gatuar. Ne i kemi pjekur në tenxhere presioni për të përgjysmuar kohën, por nëse ju nuk keni në dispozicion një të tillë, mund ti piqni në një tenxhere të thjeshtë.

Kofshë gjel deti me kërpudha

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 2 persona
Kalori: 240kcal

Video

Përbërësit

  • 2 kofshë gjel deti
  • 450 gr kërpudha
  • 1 qepë
  • pak kripë
  • 1 degë rozmarinë
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Në një tenxhere hedhim vaj ulliri dhe qepën e grirë. E kavërdisim pak dhe më pas vendosim kofshët me kujdes. I skuqim nga të gjitha anët. Më vonë shtojmë kërpudhat, (ne kemi përdorur 1 qeskë me kërpudha të ngrira, por nëse ju keni kërpudha të freskëta shija do të jetë akoma më e mirë).
  • I trazojmë mirë të gjithë përbërësit, shtojmë pak kripë dhe degën e rozmarinës. I hedhim dhe një gotë ujë ose brodo. Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë.
  • Koha e pjekjes së gjelit të detit zakonisht është rreth 45-50 minuta në tenxhere normale dhe rreth 20 minuta në tenxhere me presion.
  • Kofshë gjel deti me kërpudha është gati. Pasi është pjekur, e vendosim mishin në pjatë dhe e shoqërojmë me kërpudhat.

Receta për mish pule ne kos

Ju bëftë mirë

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mish me surprizë

Kjo pjatë është një pjatë e dytë, por fare mirë mund të përgatitet dhe për një aperitiv. Ju ka qëlluar ndonjëherë që të keni gatuar shumë dhe ditën tjetër nuk dini se ç'të bëni me gjithë ushqimin e mbetur? Kjo është një nga ato receta që riciklon atë që na ka mbetur në frigorifer. Ne në këtë recetë kemi përdorur rolenë e pulës, por ju fare mirë mund të vini cdo lloj mishi që keni për momentin, mund të vini në vend të proshutës sallame të ndryshëm. është një recetë e shpejtë dhe e shijshme.

Kordhëza në tavë

Receta gatimi tradicionale, kordhëzat të gatuara në furrë, me një salcë domatesh dhe erëza janë një pjatë shumë e shijshme. Vështirësia qëndron vetëm në pastrimin e tyre dhe lidhjen e tyre gërshet.

Role viçi e mbushur

Mishi i viçit i bërë role dhe i mbushur me feta proshute, djathë e salçiçe është pa dyshim një pjatë e pasur dhe e shijshme. është ideale për një darkë me miqtë të cilët padyshim do të ngelen të kënaqur nga shija e këtij gatimi.